'Demokracia lëngon', Bamir Topi përjashton mundësinë e rikthimit në politikë: Nuk futem në një fushë ku topin e merr ai që nuk është pjesë e lojës

Ish presidenti Bamir Topi ishte i ftuar këtë mbrëmje në Repolitix me Denis Mingën. Topi bëri një analizë të situtës politike në Shqipëri, që lidhet edhe me zgjedhjet që afrojnë dhe kodin e dakordësuar zgjedhor të miratuar sot mes PD dhe PS.

Ish presidenti e cilëson situatën në vend si të kalcifikuar prej dy aktorëve politikë që kanë forcuar bipolarizmin.

'Jemi në një situatë kur politika është e kalcifikuar. Nuk të jep shansi për diçka të re. Vjen gjithmonë edhe forcohet, reduktohet dhe nuk jep shanse për zgjidhje që shpreson nga të gjithë. politika është një lëvizje dinamike. Në Perëndim ka gjithmonë lëvizje, rotacion, ardhje kandidaturash. Nga pikëpamja e fizionomisë nuk ngjajnë fare me atë që ndodh në Shqipëri. Këtu prej kohësh nuk është folur për reformë zgjedhore. Shumë gjëra mund të jenë realizuar edhe underground. Prodhimi është i dobët shumë. Do e konsideroja si një vijim të situatës së 2008. Duket sikur përsëris të njëjtin refren. Është ajo çka është krijuar në 2008 për të ardhur në këtë situatë. Janë të emëruar, duke iu referuar 2008. Forcimi i roleve të kryetarëve të partive, forcohet bipolarizmi. Ka parti të reja politike që nuk e gjejnë veten tek ky kod.'

Sipas Topi demokracia lëngon, pasi ka vetëm njerëz të emëruar nga kryetarët e partive.

'Kur unë dhe ti jemi në kushtet e errësirës informative, në momentin kur rregullat e lojës jo vetëm që janë prishur çfarë mund të thotë populli. Është në fushën e tij, indiferent në pamundësi të marrë informacione. Këta njerëz jo vetëm që janë të emëruar, por janë edhe të sigurt. Një demokraci që prodhohet direkt nga vullneti i kryetarëve të partive. Demokracia lëngon. Demokracia prodhon frymë, prodhon individë, institucione dhe rikthehet si një benefit për njerëzit që e dëshirojnë demokracinë.'

Më tej Topi, thekson se kjo situatë bipolare favorizon drejtuesin e mazhorancës dhe drejtuesin e opozitës.

'Duket sikur gjërat vijnë rishtas por jemi në kushtet e një sëmundjeje kronike. Njerëzit nuk e bëjnë këtë lloj analize. Disa janë në parti politike. Të tjerët shkojnë sipas interesave të çastit. Një pjesë e medias nuk nxjerr në pah problemet që krijon mungesa e demokracisë. mendoj se në këto kishte, analizoj në mënyrën më realiste, kam keqardhje. Kjo situatë prodhon benefite për ata që kanë pushtetin e mazhorancës dhe pushtetin e opozitës. Pushteti i opozitës është ekuivalent me fuqinë që ka kryeministri.'

Sakaq, Topi iu përgjigj edhe pyetjes së Denis Mingës për një angazhim të mundshëm të tij në zgjedhjet e ardhshme.

'Nuk mendoj se njeriu konsiderohet aktiv kur merr pjesë në një proces. Ju e keni ndjekur Euro 2024, që rregullat kanë qenë rigoroze, qoftë edhe për një deklaratë lojtari skualifikohet për një apo dy ndeshje. Duhet të kesh një fushë ku të luajnë 22 vetë, arbitër dhe dy anësorë. Po jo në një fushë e merr topin ai që nuk është pjesë e lojës. Njeriu futet për të luajtur në atë terren ku mund të luajë. Unë mund të flas për politikë. Politika emrin e ka shumë të keq, por gjëja më e rëndësishme është komunikimi dhe besnikëria e aksionit politik.

Në momentin që mediatikisht unë shprehem, po më gjete një moment që kam kundërshtuar atë që kam thënë përpara mos më merr më në emision. Koherenca ka të bëjë me karakterin. Kur unë them po,po dhe jo, jo.'

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:37
Bamir Topi: 21 janari tani është ekskluzivitet i drejtësisë

Bamir Topi komentoi rihapjen e hetimeve për 21 janarin nga Prokuroria e Posaçme, duke e cilësuar si një ekskluzivitet të drejtësië tashmë dhe nuk mund të flitet politikisht.

'21 janari është ezauruar. Po të më pyesësh tani nuk do them ndonjë gjë të re, nga pikëpamja juridike kemi dy zhvillime. Një vendim të Strasburgut për atë vepër penale. Kemi rikonfirmim të gjykatës së Lartë për t’ja hequr Prokurorisë së Tiranës dhe për tja kaluar SPAK. Jemi në terrenin juridik, ekskluzivitet i tyre që do ta administrojnë nëse ka prova të reja. Ka dy elementë. Njëri është vrasja dhe elementi i dytë tentativa për të fshehur prova. Brenda kësaj është dhe shpërdorimi i detyrës. Parimi është kur ka ekskluzivitet fjalën e kanë ata dhe askush tjetër.

Është një çështje që do e konsideroja shkencore ta hetosh. Shkenca e hetimi do durim, profesionalizëm dhe legjitimim. Shpresojmë të ketë hetim superprofesional. Nuk shprehem mbi bazë paragjykimesh.'

Ora 22:31
Topi rrëfen çfarë i tha Bashës: Luajte jashtëzakonisht dobët duke dalë nga skena politike

Bamir Topi rrëfeu për Denis Mingën në Repolitix, opinionin e tij për Lulzim Bashën.

'Shfaqja ime krah tij nuk është krim. Kisha një ftesë dhe e respektova dhe e cilësova që vij në statusin e ish presidentit. Historia e Bashës me partinë është historia e Bashës. Për mua Lulzim Basha është Lulzim Basha, sa e njoh unë e njihni dhe ju. Mund të kem mendim jashtëzakonisht të strukturuar por nuk e bëj publike. Sipas meje, politikisht dhe ja kam thënë, luajti jashtëzakonisht dobët duke u larguar nga skena politike. Këtu po nuk ishe në lojë, harroje që mund të konsiderohesh si lojtar. Duhet të jesh në lojë dhe ke shans të prekësh topin. Fakti që edhe kolegët që ishin afër distancohen.'

Ora 22:21
'Kodin elektoral e bëjnë dy kasapët', Topi: PS ka struktura më të forta, e tregoi takimi i Ramës në Athinë e Milano

Ish presidenti Topi në Repolitix e shikon kodin e ri elektoral në dorë të dy kasapëve (Rama dhe Berisha).

'Unë bëj interpretim me shqetësimin se kështu do shkojë historia e formacionit të djathtë në Shqipëri. Mos mendo se opozita duhet të jetë anti PS. Në rast se interpretohet në këtë mënyrë jemi në primitivizëm. Se e ke liderin historik. Por ne themi një opozitë që të marrë në dorë të ardhmen normale të këtij vendi. Unë nuk merrem fare me emra. E kam merak që të mos drejtoj gishtin tek dikush. Në rast se funksionojnë normal partitë politike funksionojnë normal institucionet e shtetit.

Kur ke një kod që nuk jep shans që partitë të mos dalin nga kriza, ja jep në dorë dy kasapëve elektoralë, të bëjnë kodin e ri elektoral. E kemi provuar në 2013. Ata që kanë bërë krimin elektoral, ata merren për të shëndetësuar kodin elektoral. Ky lloj sistemi, kur përmend 2008, jam marrë me shkencë, jam skrupuloz për të ngrejtur një metodë për të analizuar diçka. 2008 solli një pushtet të pakufijshëm të kryeministrit. I kthen partitë në kazerma të një gjenerali që është kryetar i partisë. Në parlament, ka funksionuar komision bipartizan. Kur e panë që po binte në duart e të tjerëve, nga komision i posaçëm e futi në Komision të ligjeve.'

Më tej Topi e shikon më të fuqishëm kryeministrin edhe në diasporë ku strukturat e PS-së janë më të fuqishme se të PD-së.

'Kryeministri ka epërsi në hartimin e strategjisë elektoralen ndaj opozitës. Është një hap përpara. Sot u diskutua për votën e emigrantëve. Rezervuari i votave sot nëse do mendohet është në Itali, ku jetojnë gati 800 mijë shqiptarë, në Greqi ku jetojnë 650 mijë. Në Angli, në SHBA. Këtu merr epërsi partia politike që është më e organizuar në strukturë. Kush i ka strukturat më të forta në Athinë, Berlin, Milano? Një parti e bërë copë copë nuk ka shanse të jetë e organizuar atje kur është copë copë. E tregoi takimi elektoral i kryeministrit atje. Mos mendoni se këto do jenë vota sporadike. E gjithë vëmendja e PS dhe kryeministrit do shkojë tek rezervuari i votave në diasporë. Shoh një diferencë mes partive politike.'

Ora 22:12
'PD ka më shumë frikë nga të vetët', Bamir Topi: Mazhoranca ka strukturë të qëndrueshme elektorale! Rama luan në fushë të madhe

 

Bamir Topi në ‘Repolitix’ e shikon Partinë Demokratike në inferioritet të plotë, e pamundur të sjellë entuziazëm. Ndryshe nga PS që është solide dhe me një kryeministër që luan në fushë të madhe, opozita është e dobët dhe luan për gjëra të vogla.

'PD ka më shumë frikë nga të vetët, nga ato parti që e kanë rreshtuar veten në krahun e djathtë, por edhe nga fraksionet. Sa herë njëra nga dy partitë ka qenë në siklet të madh është drejtuar menjëherë tek kundërshtari. Të fuqishmit vazhdojnë të bëjnë lojën. Nxjerrin jashtë loje partitë modeste. Nxjerrin jashtë loje pa hyrë në lojë, partitë e reja. Llogaritë i bëjnë në tavolinë. Në fund fare është historia e mosndryshimit të qarqeve. Është lënë sërish me 12 qarqe. Në rast se nuk merr numrin për tu futur në parlament në atë qark, atëherë e merr partia kryesore. i merr PS, 12 mandate.

PD luan në inferioritet të plotë. Kjo nuk ngjall surprizë dhe as entuziasëm. Jam në gjendje pa vendosur bast. Brenda kësaj situate politike secila parti ka problemet e veta. Ka dhe pjesa tjetër. në rast se mazhoranca ka sot një strukturë të qëndrueshme elektorale, formacion solid, jo i ndarë në pjesë. Ka një infrastrukturë të admirueshme elektorale. Pjesa tjetër një parti e ndarë në pjesë pjesë. Nuk ka infrastrukturë të qëndrueshme.

Edhe të politikës ndërkombëtare, gjeopolitikës. Në rast se kryeministrit i jepet mundësia të luaj në fushë të madhe, opozita luan në fushë të vogël. Një mendje e ftohët diskuton si është situata. Tregon një pozicion inferior. Nuk e kam mendjen sa merr Rama por të sigurojë institucionin solid të opozitës.'

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?