Dhuna e militantëve në protestën e PD-së, rrezikoi seriozisht edhe ekipet e medias në terren, në detyrë për të pasqyruar për opinionin publik gjithë sa ndodh në tubim. Në këto pamje shihet momenti kur objektivi i një operatori të një televizioni tjetër, ka filmuar gurin që hidhet ndaj kamerës së Report Tv. Operatori i Report Tv, ka qenë duke xhiruar përplasjen e militantëve dhe disa deputetëve të PD-së me policinë. guri që demonstruesit hodhën mbi kamerën, e dëmtoi atë, ndërkohë që po transmentonte live.
Ndërsa ky, në një tjetër moment, që tregon filmimet që operatori i Report Tv ka qenë duke bërë në momentin kur kamera u godit me gurë. Militantët shkulën trotuaret dhe me pllakat e tyre qëlluan dhe kamerën, një goditje e fortë zhurma e së cilës dëgjohet teksa operatori i Report Tv ishte duke filmuar përplasjet te Drejtoria e Përgjithshme e Policisë.
Revolta e militantëve ndaj policisë, me goditje me gurë, rrezikoi seriozisht gazetarët që ishin pranë kordonit të sigurisë, me mikrofonat drejtuar deputetëve të PD-së për të përcjellë atë se çfarë shprehnin në përballjen me forcat blu.
Bombat molotovë plagosën një fotoreporter të LSA. Malton Dibra përfundoi në spital, pasi pësoi lëndime nga një Molotov që i ranë dorë, teksa ndodhej në zonën e ish-Bllokut, pikërisht në momentin kur u hodhën molotovë drejt Vilës së ish-diktatorit Enver Hoxha.

Dhuna e paprecedentë e militantëve të Berishës ka lënë të dëmtuar dhe fotoreporteri i LSA Malton Dibra.
Fotoreporteri ka përfunduar në spital me lëndime ne pjesën e duarve si pasojë e sulmit me molotovë kundrejt vilës së ish-diktatorit Enver Hoxha në zonën e ish-Bllokut.
Malton Dibra është lënduar pasi një prej molotovëve të hedhur nga protestuesit është përplasur me pemën dhe më pas i ka rënë atij në duar.
Komente












