Dëmtimi dhe prerja e paligjshme e pyjeve, ka çuar drejt penalizimit disa persona që kanë kryer kundravajtje ligjore dhe kanë prerë dru  në kundërshtim me ligjin. Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit bën me dije se 4 persona po procedohen penalisht për prerjen të paligjshme të pyjeve.
Sipas ISHM, në ndjekje penale janë shtetasit Devis Hysolli, Besnik Braholli, Sentiljan Braholli dhe Ersin Braholli. Keta persona akuzohen se kanë prerë pyjet në zonat e mbrojtura. Kryeinspektori Ergys Agasi bën me dije se do të zhvillohet nje aksion për të kontrolluar të gjitha pyjet. /atsh//