Dënimi i bandës së Shullazit, reagon PD: E denoncuam ne, arrestimi me mbështetjen e SHBA-ve

Dënimi i bandës së Shullazit, reagon PD: E denoncuam ne, arrestimi me mbështetjen e SHBA-ve

Selia e PD

Partia Demokratike ka reaguar pas dënimit të bandës së Emiljano Shullazit nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, PD thekson se ishte ajo që denoncoi krimet e bandës, ndërsa arrestimi i Shullazit u mbështet edhe nga ambasada e SHBA-ve në Tiranë. Megjithatë, PD është skeptike sa i takon masës së dënimit, teksa thekson se pesë anëtarët e grupit kriminal, do ishin dënuar më rëndë po të mos kishin mbështetjen e qeverisë. Sipas selisë blu, nuk janë zbuluar veprat e rënda kriminale të kësaj bande siç janë vrasjet. PD paralajmëron se kryeministri Edi Rama, deputeti Jurgis Çyrbja dhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, do të kenë fatin e Shullazit.

Deklarata e plotë e PD-së:

Sot gjykata dënoi bandën e Emiljano Shullazit, që u arrestua vetëm falë denoncimit dhe betejës së pandërprerë të PD, si dhe mbeshtetjes së SHBA. Nëse Emiljano Shullazi dhe banda e tij, nuk do të kishin mbështetjen e Qeverisë së Edi Ramës, dënimi i bandës do të ishte sot shumë më i rëndë. Ata nuk do të ishin dënuar vetëm për gjobëvënie, por edhe për krime të tjera të rënda, që janë lënë pa zbuluar, pasi policia dhe drejtësia kanë mbyllur sytë. 

Kjo bandë është autore e disa vrasjeve, e trafikut të drogës, shkatërrimit të pronës me eksploziv, grabitjes së pasurive të paluajtshme. Në vend të dënimit të merituar, Edi Rama i ka dhënë pushtet edhe në burg Emilano Shullazit për të emëruar deputetë, drejtues të institucioneve vendore  e qendrore.

Dënimi i bandës së Shullazit është një betejë ende e pafituar plotësisht. Prapa hekurave duhet të jenë edhe anëtari me pushtet politik i bandës, deputeti i PS Jurgis Çyrbja. Përgjimet e prokurorisë faktojnë se deputeti Jurgis Çyrbja ishte një anëtar aktiv i bandës së Shullazit dhe informonte bandën për hetimet e prokurorisë.

Shqiptarët presin sot përgjigje nga prokuroria: kur do të arrestohet dhe të vihet përpara drejtësisë Jurgis Çyrbja, si anëtar i bandës së Emiljano Shullazit? Po Edi Rama dhe Saimir Tahiri a do të hetohen dhe të vihen përpara përgjegjësisë për mbështetjen shtetërore që i kanë dhënë bandës së Emiljano Shullazit? Drejtësia do të bëhet e plotë! Edi Rama, Saimir Tahiri dhe Jurgis Çyrbja, shumë shpejt do të kenë fatin e Shullazit!

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025

Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025