Dënimi i Salianjit/ Pampuri: Nuk komentoj vendimin e gjykatës! Mbështes drejtësinë, nuk mund të bëhet miting në seanca gjyqësore

Deputetja opozitare Orjola Pampuri ishte e ftuar në ‘Sot Live në Shqipëri’ ku komentoi ndër të tjera edhe dënimin me 1 vit burg të Ervin Salianjit. Apeli sot la në fuqi vendimin e shkallës së parë për Salianjin lidhur me kallëzimin e rremë për dosjen Babale.

Pampuri thekson për Nertil Agalliun se nuk dëshiron të komentoj vendimet e gjykatës.

'Nuk dua të komentoj vendimin e gjykatës. Edhe kur janë marrë vendime jo në anën tonë. Ka rrugë ligjore për ti ndjekur. Nuk i anatemoj. Nuk do doja të isha në vend të tij. Nuk do doja të dëgjoja një lajm të tillë. Nuk është lajm i mirë. Zoti Salianji është në një moment të vështirë. Sa i përket të tjerëve, aty ku flet drejtësia nuk e komentojmë dhe mbështesim një drejtësi të paanshme dhe për këtë kemi bërë betejat tona. Kur flet drejtësia zgjedh të hesht. Sigurisht e shikoj, ndjej keqardhje.'

Më tej ajo shpreh mbështetje për drejtësinë ndonëse ndjen keqardhje për kolegun Salianjin.

'Unë e mbështes drejtësinë. Por unë mbështes drejtësi të pavarur. Një drejtësi ndryshe nga ajo në 34 vite. U premtua demokraci dhe në themel të saj ka prioritet shtresën e ish të përndjekurve. Dhe shtresa tjetër janë pronarët që u lanë të pashpërblyer. Dhe në 34 vite për këtë drejtësi jo të pavarur, që funksionin në drejtimi ne politikës. Jam për drejtësinë e pavarur. Prona të shkoj tek pronarët dhe jo dikush të favorizohet dhe dikush tjetër të lihet mënjanë. Politikanë që përdorën prokurorë dhe gjykatës, për këtë drejtësi nuk jam. Jam për drejtësi të pacenuar dhe paprekur.'

Lidhur me deputetët e PD-së sot të pranishëm në seancë, Pampuri thotë se nuk shkohet në dyert e gjykatave për mitingje por me avokatë në rrugë ligjore.

'Nuk është çështje deputetësh kjo. Nuk e shikoj, ata janë miq, dikush e ka më shumë, dikush më pak. Atje mund të shkojnë miqtë, ajo është mbështetje morale. Nuk e shikoj të arsyeshme për mitingje para gjykatës. Nuk cenohet drejtësia nga turmat. Drejtësia ka ligje dhe në bazë të ligjeve funksionon shteti. Kam betejën në të cilën jam përfshirë.'

Më tej, Pampuri kaloi në politikën e ditës së grupimit Basha ku bën pjesë, teksa i cilësoi si pragamatistë ata deputetë që zgjodhën ti bashkohen Berishës për një karrige deputeti.

'Të gjithë këto emra, në 2021 kishim një grup deputetësh të vendosur nga kryetari në lista. Pa diskutim në një moment që pati një vendim të 11 qershorit. Ka edhe zgjedhje pragmatiste për të shkuar te kryetari që të vendos në listë. Kam koherencë që për sa kohë do jem në politikë, do më bëjë krenare për sa kohë jam në politikë.'

Duke iu rikthyer ndarjes me Berishën ajo thekson se u bë vetëm prej non gratës, edhe më pas gjithë sherrnaja që vijoi brenda opozitës.

'Mua me zotin Berisha më ka ndarë çështja non grata. Duke qenë në pozita të tilla PD nuk mund të jetë fituese. Përveç votuesve të saj stoik dhe ka pjesën gri. ka dhe mbështetjen ndërkombëtare. Nuk fitohet me ata që janë stoik. Nuk mjafton. Kam të njëjtën linjë mendimi. Jam në PD sepse kemi një rekurs. Ne do ti shkojmë deri në fund dhe nëse gjykata kalon afatet kemi alternativën tonë.'

Grupimi i Bashës vijon takimet dhe së shpejti priten të reja lidhur me fatin e këtij grupimi nëse do shndërrohet në një parti politike.

'Këtë kohë kemi patur takime me pjesën që na mbështet. Nuk ishte vendim që unë zoti Basha thamë jo ne nuk do ikim. Ka qenë në vendim i shumë konsultuar me strukturat e partisë që qëndruan me një linjë mendimi. Ne kemi arritur në këtë përfundim. Kemi konsultime me personazhe aktivë në politikë. Që do bëhen të gjitha bashkë dhe i qëndrojnë një linje mendimi.'

G.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • joni: 26/09/2024 15:06

    Bravo kjo është qytetari....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kthjellime dhe vranësira, si parashikohet moti për sot

Kthjellime dhe vranësira, si parashikohet moti për sot