Denion Meidani,djali i ish presidentit, emërohet ambasador i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut

Denion Meidani,djali i ish presidentit, emërohet ambasador i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut

Denion Meidani

Djali i ish-presidentit Rexhep Meidani, Denion Meidani është emëruar ambasador i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut. Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar emërimin e Meidanit dhe lirimin nga detyra të ambasadorit Fatos Reka.

Meidani prezantoi pak ditë më parë platformën e tij para anëtarëve të Komisionit të Jashtëm të Kuvendit të Shqipërisë dhe mori mbështetjen.

“Maqedonia e Veriut është më shumë se një fqinj i mirë; është partner, aleat dhe mbështetës në rrugën tonë të përbashkët drejt proceseve rajonale dhe eurointegruese”, tha Meidani para anëtarëve të Komisionit të Jashtëm, të kryesuar nga Mimi Kodheli.

Gjatë një seance dëgjimore të zhvilluar përmes platformës online “Zoom”, ai nënvizoi se një nga prioritetet e tij kryesore është të forcojë bashkëpunimin rajonal dhe të avancojë marrëdhëniet mes dy kombeve.

“Marrëveshjet e nënshkruara mes dy qeverive jo vetëm që institucionalizuan më tej marrëdhëniet tona, por gjithashtu kanë dhe do të vazhdojnë të ndikojnë ndjeshëm në përmirësimin dhe lehtësimin e jetës së qytetarëve tanë. Bashkëpunimin duhet ta konsiderojmë si një histori suksesi. Me vizion dhe kurajo, ne bashkërisht ndërmarrim reforma të rëndësishme. Bashkëpunimi rajonal do të jetë prioriteti im kryesor. Marrëdhëniet mes dy vendeve tona shërbejnë si shembull i bashkëpunimit në rajon dhe unë zotoj se do të përpiqem për avancimin e mëtejshëm të këtyre marrëdhënieve”, tha ai.

M.Q./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Niku: 21/02/2024 19:08

    I mbaruan leket e doganave ketij, dhe i duhej pune tani? Atehere kur e hoqi Spiropali nga puna, c'nuk tha per Ramen dhe PS-ne, tani e beri Rama ambasador.

    Përgjigju
  • Partia: 21/02/2024 15:28

    Cfare Çuni

    Përgjigju
    • Edhe pak se u ngopëm: 21/02/2024 16:09

      Meritokraci e vërtetë, kot ikin Shqiptarët nga ky vend

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion