Denoncimi i PD: Nëndrejtori i Policisë së Shtetit ka qenë sigurims për 10 vite, duhet të shkarkohet

Denoncimi i PD: Nëndrejtori i Policisë së Shtetit ka qenë sigurims për 10 vite, duhet të shkarkohet

TIRANE-Partia Demokratike akuzon nëndrejtorin e Policisë së Shtetit, Albert Dervishajn se është ish-bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit gjatë diktaturës dhe për këtë arsye duhet të shkarkohet. Enkelejd Alibeaj për emërimin e tij në detyrë akuzon kryeministrin Edi Rama dhe Sandër Lleshajn. Ish-deputeti demokrat thotë se ligji i vetingut parashikon se anëtarësia në radhët e Sigurimit të Shtetit është kusht i mjaftueshëm për t'u larguar nga radhët e policisë së shtetit.

"Zëvendës drejtori sapo emëruar nga Edi Rama në krye të Policisë së Shtetit, Albert Dervishaj rezulton të jetë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit në periudhën e diktaturës. Numri dy i Policisë ka bashkëpunuar me Sigurimin e Shtetit për 10 vite. Sipas të dhënave, Albert Dervishaj, është rekrutuar nga Sigurimi në datën 24.08.1981 me numër regjistri 7559. Punëtori operativ që e ka tërhequr në bashkëpunim ka qenë Ali Anadolli dhe është mbajtur në bashkëpunim nga punonjësi operativ Qirjako Prifti. Këto fakte ekzistojnë në regjistra të agjenturës, kartela dhe procesverbale.

Rasti i Dervishajt, është i dyti brenda pak ditësh që zbulohet si ish-sigurims dhe që militon në kupolën drejtuese të policisë së shtetit. Disa ditë më parë, organet e vettingut në polici, mbyllën sytë, shkelën ligjin dhe manipuluan faktet, sipas të cilave zevëndësdrejtori aktual i Policisë së Shtetit Gjovalin Loka, rezultoi zyrtarisht i dokumentuar si anëtar aktiv i Sigurimit të Shtetit dhe në shkelje flagrante të ligjit u konfirmua në detyrë. Ligji i vetingut, qartazi e parashikon se anëtarësia në radhët e Sigurimit të Shtetit është kusht i mjaftueshëm që subjekti duhet të largohet nga radhët e Policisë së Shtetit.

Është tronditës fakti se si njerëz të cilët kanë shërbyer Sigurimit të  Shtetit katapultohen nga Edi Rama dhe Sandër Lleshaj në krye të Policisë së Shtetit, duke sfiduar hapur ligjin. Policia e Shtetit nuk mund të jetë kurrsesi një organizatë e kontrolluar dhe e drejtuar nga bashkëpunëtorët dhe agjentët e Sigurimit të Shtetit, në shërbim të Edi Ramës dhe lidhjeve të tij kriminale. Albert Dervishajt duhet të shkarkohet menjëherë dhe qytetarëve ku duhet kërkuar ndjesë publike për këtë thyerje flagrante të ligjit. Me Partinë Demokratike, Policia e Shtetit do të kthehet në binarët e ligjshmërisë dhe të jetë në shërbim të sigurisë së jetës së qytetarëve shqiptarë" tha ai. Albert Dervishaj u emërua dje n/ drejtor i policisë së shtetit në vendin e Aida Hajnajt. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • liku: 29/08/2020 11:42

    Albert Dervishi eshte nje oficer shembullor dhe e meriton nje detyre te tille se ka dhene prova per aftesin e tij profesionale

    Përgjigju
  • ALIBAJGA: 29/08/2020 10:23

    KY KLYSHI ISA TOSKËS PO NA DEL ATDHETAR KY FUNDËRRINA E PARTIS WC PD. KY PAÇAVURE KY HAJDUT RUGAÇ ME TURIT SI MI HALESH PO NA TREGON SE KUSH ËSHTË E VËRTETA NË NJË KOH QË KY MI HALESH ËSHTË NJË PIS I NDYR ORDINER BUREC.

    Përgjigju
  • TUTI MIU: 28/08/2020 19:47

    NIPI I ISA TOSKËS KRIMINEL QË KA LYER DUART ME GJAK SHQIPTARËSH E KY MI KANALESH ENKELED ALIBAJGA PO NA DEL E PO NA TREGON HISTORI PARTIE TË PARTIS ANTISHQIPTARE PARTIA KAKASUT PD. PARTI KURVASH HAJDUTËSH E KRIMINELËSH E INJORANT PA FUND SI PSH : FLAMUR NOKA PA BISHT E EDI PA LOQE THU THU THU.

    Përgjigju
  • LORA: 28/08/2020 18:57

    Albert Dervishi qenka mjaftueshmerisht i kualifikuar per detyren e tij.I uroj pune te frytshme. Kete e konfirmon edhe njeri nga kater regjizoret e babales, nipi i kriminelit me damke ,isa toskes. Cdo diarre mendore qe del nga shqup-i,eshte kredencial marxhinal per ata qe sulmohen. Do t'a kuptojne ndonjehere babalet kete realitet ne Shqiperine tone???

    Përgjigju
  • Tosi: 28/08/2020 18:56

    Po lideri juaj ka qene sekretar partise punes o hunderr dhe ka dale deshmitar ne gjyq kunder Hysen Shoshorit ku propozoi ne mes te salles se gjyqit denim me vdekje per fakirin kur gjyqtari kishte dhene 20 vjet . Lideri juaj legjendar nxorri nga xhepi traktin e hedhur nga Hysni Shoshori ne oborrin e fakultetit te mjeksise qe ishte gjetur nga sekretari i partise. Dhe gjyqtari u detyrua te ndryshoje vendimin menjehere duke e kthyer ne denim me vdekje. He mo Enkeled Alibajga doni me per liderin tuaj legjendar o hunderr.

    Përgjigju
    • kampacurreta: 28/08/2020 20:32

      GJOVALIN LOKA KA QENE PJESE E SIGURIMIT TE SHTETIT ?????? pak si e pa besueshme pasi ai me sa di eshte i datelindjes 1968-69, ka mbaruar nje shkolle te mesme ekonomike, eshte i emruar ekonomist ne sek. e trete te koop.bujq Klos,Mirdite ne vitin 1986, ka punuar deri ne vitin 1987, ku ka filluar studimet ne specialitete e policise,ne se eshte perfshire ne SHIK e famekeqit Gazidede,ky ish deputetuci ka te drejte ne te kundert ai eshte shpifes dhe per shpifje le te shkoje ne drejtesi.Por mr siguri qe sigurimsat ne kohen e diktatures kan qene shume me te paster se sherbetoret e fashizmit e te nazizmit.

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Rama shkarkon zv/ministren e arsimit Nina Guga e zëvendëson me Orjana Osmanin, mësuese në gjimnazin 'Petro Nini'

Rama shkarkon zv/ministren e arsimit Nina Guga e zëvendëson me Orjana Osmanin, mësuese në gjimnazin 'Petro Nini'