TIRANE-Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj akuzoi sot se Shërbimi Informativ Shtetëror nën drejtimin e Helidon Bendos ka emëruar të paktën 9 ish-oficerë dhe operativë të Sigurimit të Shtetit në poste shumë të larta drejtuese në kundërshtimin me ligjin e promovimit në detyrë të personave që figurojnë në dokumentacionin e Sigurimit të Shtetit. Demokrati Alibeaj publikoi edhe një listë me emrat dhe pozicionet që ata janë emëruar. Emrat e denoncuar nga PD-ja janë; Rafail Milo, Qerim Dedja, Mevlud Matraku, Vladimir Elezi, Gëzim Bime, Ilir Tafa, Sokrat Mite, Agim Karralli dhe Rinald Serhani.
Deputeti demokrat theksoi se për dy emrat e parë Rafail Milo dhe Qerim Dedja Autoriteti i Dosjeve ka zbuluar dokumentacion të mjaftueshëm që i bën ata të papërshtatshëm për promovimin në detyrë, ndërsa për 7 të tjerët, ka prova të qarta në dosjet e tyre personale në SHISH se kanë qenë oficerë të shërbimit sekret të diktaturës. Ai e mbylli deklaratën duke akuzuar se pas bashkëpunimit me krimin, Rama po kthen në nivele të larta drejtimit njerëzit e shërbimit sekret më të egër të Lindjes, Sigurimit të Shtetit. Dje, PD-ja denoncoi rastin e Prokurorit të Apelit të Krimeve të Rënda, Bujar Sheshi (lexo këtu).
DEKLARATA E PLOTË E ENKELEJD ALIBEAJT, DEPUTET I PARTISE DEMOKRATIKE
Bashkëpunimi me krimin dhe korrupsioni i perhapur ne çdo qelizë të qeverisë janë dy tiparet më dalluese të qeverisë së Edi Ramës. Por skema e sundimit të tij, është e paplotë, nëse lihen jashtë saj njerëzit e sherbimit sekret më të egër të Lindjes, Sigurimit të Shtetit.
Pasi mori në qeveri të gjithë pasardhësit e Byrosë Politike, miq të afërt të tij, Edi Rama riktheu në poste të rëndësishme drejtues të Sigurimit të Shtetit. Policia e Shtetit sot drejtohet në të gjithë piramidën e saj nga ish oficere dhe bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit.
Rasti i Prokurorit të Apelit të Krimeve të Rënda, Bujar Sheshi, spiun i Sigurimit, u emëruar në kundërshtim me ligjin, në mënyrë që Edi Rama dhe vegla e tij Arta Marku të kontrollojnë Këshillin e Lartë të Prokurorisë nëpërmjet shantazhit.
Skema për të drejtuar shtetin që pretendon të anëtarësohet në Bashkimin Europian, me njerez të Sigurimit të Shtetit, tani po funksionon edhe në Shërbimin Informativ Shtetëror.
Partia Demokratike disponon të dhëna se nën drejtimin e njeriut të Edi Ramës në shërbimin sekret, Helidon Bendo, të paktën 9 ish oficerë dhe operativë të Sigurimit të Shtetit janë emëruar në poste shumë të larta drejtuese në kundërshtimin me ligjin e promovimit në detyrë të personave që figurojnë në dokumentacionin e Sigurimit të Shtetit.
Lista jep të qartë emrat dhe detyrat e larta ku janë emëruar pas marrjes së shërbimit sekret nën kontrollin e Edi Ramës.
1- Rafail Milo: ish oficer i Sigurimit të Shtetit. Nga inspektor, ai emërohet Drejtor i Departamentit të Administratës në SHISH. Ka në varësi Drejtorinë Juridike dhe atë Ekonomike.
2- Qerim Dedja: ish oficer i Sigurimit të Shtetit, nga inspektor emërohet drejtor i Drejtorisë së Sigurisë
3- Mevlud Matraku: ish oficer i Sigurimit të Shtetit, punëtor operativ, kryesisht në Sarandë. Nga inspektor, është emëruar Drejtor i Performancës. Bën vlerësimin e të gjitha drejtorive të linjës informative operative.
4- Vladimir Elezi: ish punëtor operativ i Sigurimit të Shtetit është emëruar Drejtor në SHISH në Elbasan.
5- Gëzim Bime: ish oficer i Sigurimit të Shtetit nga inspektor, emërohet Drejtor kundër Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit (drejtori e rëndësishme në punën operative)
6- Ilir Tafa: ish oficer i Sigurimit të Shtetit, emërohet Drejtor i Drejtorisë SHISH, në Durrës. Vëllai i tij është Afrim Tafa, ish Drejtor Policie, i cili është në listat e punonjësve të policisë, i implikuar në trafikun e drogës.
7- Sokrat Mite: ish oficer i Sigurimit të Shtetit, nga inspektor, emërohet zëvendësdrejtor i Departamentit të Kundërzbulimit.
8- Agim Karralli: ish oficer i Sigurimit të Shtetit, nga inspektor, emërohet Drejtor i Drejtorisë SHISH Tiranë.
9- Rinald Serhani: ish oficer i Sigurimit të Shtetit, emërohet Drejtor në SHISH.
Për dy emrat e parë, Autoriteti i Dosjeve ka zbuluar dokumentacion të mjafteshëm që i bën ata të papërshtatshëm për promovimin në detyrë, ndërsa për 7 të të tjerët, ka prova të qarta në dojet e tyre personale në SHiSH se kanë qenë oficerë të shërbimit sekret të diktaturës.
Sot kam një pyetje për çdo qytetar shqiptar: A besoni se rendi, drejtësia, siguria mund të garantohen nga njerëz që dikur na kanë torturuar dhe na kanë masakruar, na kanë mbajtur të izoluar si në kafaz? Partia Demokratike është e bindur se përgjigja e shumicës së shqiptare pergjigjen me një Jo të fortë! Sigurimi i Shtetit nuk mund të na japë as drejtësi, as rend dhe as siguri! Shërbimi më i mirë që sot mund t’i bëjmë vendit është të largojmë pa humbur kohë arkitektin e qeverisjes me Sigurimin e Shtetit!
Shpifje, shpifje, shpifje, o SHQUP Kazan...
PërgjigjuAkoma flet ky vemje?Si ska turp e del prap ne TV ky kopil i Kombit qe sla gje pa nxir ne Holand per vendin .Ik o loqe ik o kopil ka 30 vjet qe iku komunizmi prap ju?E ke akoma ne shqup krye komunistin me test e me zemer.SPAKU o hale SPAKU zdo gjeni brim ku te futeni edhe ti zorraxhi.
PërgjigjuPo ju jeni gjith sigurimsa dhe femije sigurimsash o b*th q**.te PDse
Përgjigjuo zog gomari.Ka 30vjet qe ka rene komunizmi e ju te PD akoma vazhdoni te zbuloni armiqt.Nuk ju vjen turp per keto manipulime?Votono ligjin qe ju kerkoni per zgjedhjet
PërgjigjuKu ma ja Saliun bre. At spiun serbija. E komunist I betue I enverit bre.
PërgjigjuFutja kot o Alibe Nenpunesin e shtetit e dallon karakteri.dhe perkushtimi Akoma me biografi merreni Po SHIK juaj nuk harrohet Bemat e tij tregohen barsaleta ne Shqiperi
PërgjigjuO krrimb, ondyresire, ti je me i zi se e zeza, goja jote është si turtulli, je shpifës i specializuar i Saliut dhe i Lulit. Nje gjë duhet të dish specialisti mbetet specialist