Inceneratori i Elbasanit po merr sërish fonde publike nga shtetit! Kështu bën të ditur në një reagim në rrjetet sociale deputeti i Partisë Demokratike Lefter Gështenja, i cili ka publikuar disa dokumente ku shkruan se është hapur një tender për inceneratorin e Elbasanit për të groposur plehra.
M enjë fond prej 170 milionë lekësh, inceneratori i Elbasanit, kërkon mjete të rënda për sistemimin dhe depozitimin e mbetjeve, thotë Gështenja, ndërsa shton se u harxhuan dhjetëra miliona euro që plehrat të digjen, por inceneratori i është kthyer metodës së mëparshme, me groposje.
‘Inceneratori i Elbasanit po harxhon para për të groposur plehra! Afera e inceneratorëve po gllabëron sërish fonde publike. Inceneratori i Elbasanit, i cili u propogandua gati për punë, për të djegur plehrat, ka hapur tender publik për të groposur plehra.
Me një fond prej 170 milionë lekësh, inceneratori i Elbasanit kërkon mjete të rënda për sistemimin dhe depozitimin e mbetjeve. Me pak fjalë, u harxhuan dhjetëra miliona euro që plehrat të digjen por inceneratori i është kthyer metodës së mëparshme, me groposje.
Mbi 400 milionë euro gllabëruan pushtetarët me kompani fantazëm nga lekët e shqiptarëve, por duket se vjedhja nuk ka përfunduar ende.’- shkruan deputeti i PD-së.
Si mendon ky deputeti i Librazhdit qe menaxhimi i plehrave do behet falas ne Elbasan apo mos behet mblrdhja e grumbullimi i plehrave. Na mbyten idjotet.
Përgjigju