Deputetët demokratë kanë folur për gazetarët teksa shkuan në selinë e PD-së për të marrë pjesë në mbledhjen e thirrur nga Gazment Bardhi. Ivi Kaso kur u pyet për mundësinë e një bojkoti të të gjitha komisioneve parlamentare, siç bënë edhe sot. Ai tha se për momentin nuk ka asnjë bojkot.

“ Ku e keni dëgjuar bojkot ose komisione parlamentare? Për momentin nuk ka asnjë biojkot, por përgatitje për mbledhje të rëndësishme të grupit parlamentar. “, tha Kaso.

Bledion Nallbati iu shmang pyetjes teksa tha: “Bëhuni pak të duruar. Me qetësi” .

As Luçiano Boçi e Jozefina Topalli nuk folën për gazetarët.


Lajmi kryesor:

U fsheh pas kandidatëve të pavarur, Berisha pas disfatës: Ishte farsë, ata bënë të pamundurën! Platformë te Kryeministria, të ikin Rama e Balluku