Deputetët e Rithemelimit bllokuan diskutimet në Kuvend, Çollaku: Metodë që po i jep komoditet mazhorancës

Nënkryetari i PD-së Kreshnik Çollaku në një deklaratë për mediat pas daljes nga Kuvendi, tha se anormaliteti i krijuar nga deputetët e Rithemelimit në seancën plenare po i shërben më shumë qeverisë e cila po kalon ligjet pa asnjë debat.

Ai tha se debati në seancën plenare është arma kryesore e opozitës dhe argumentoi se kjo mënyrë e bllokimit të seancave nuk po rezulton aspak efektive madje po jep efekt të kundërt.

“Edhe kjo e sotmja është seancë anormale. Një anormalitet i cili në thelb dëmton opozitarizmin dhe debatin parlamentar që është e vetmja armë që çdo opozita ka për të ushtruar funksionet e saj. Siç e patë qeveria, në komoditet të plotë për interesin e saj kaloi për pak minuta 4-5 ligje shumë të rëndësishme, një prej tyre për Diasporën. Kjo situatë që për një periudhë kohe e mirëkuptuam për solidaritet opozitar. Kjo nuk po rezulton efektive. Unë dua të inkuraoj ata zëra racionale nga krahu tjetër duke i bërë të kuptojnë se në këtë mënyrë bllokojnë vetëm opozitarizmin. Siç e shihni mazhoranca nuk e ka fare problem dhe në papërgjegjshmëri të plotë i kalon ligjet pa u merakosur pa pasur debat. Kjo rrugë nuk po rezulton e suksesshme dhe po shkon në të kundërt duke i dhënë një komoditet mazhorancës”- tha Çollaku.


Lajmi kryesor:

Kuvend/ Deputetët e Bardhit e Berishës përsërisin skenarin e bllokimit, PS voton ligjet mes zhurmuesve e pankartave


B.V/S.A/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kardio-Kirurgu Pediatrik Prof. Arben Baboci: “Kam punuar me zemër për zemrën e fëmijëve”

Kardio-Kirurgu Pediatrik Prof. Arben Baboci: “Kam punuar me zemër për zemrën e fëmijëve”