Teksa po fliste për 'Bashkëqeverisjen' dhe po jepte argumente se përse ai nuk duhej të miratohej, deputeti i PD-së Dashnor Sula u ngatërrua nga anëtarët e komisionit të ligjeve, ndërsa tentoi të krahasonte këtë projektligj me programin e Kontrollit Mjekësor Bazë, check up. Ai e shqiptoi siç duhet, por deputetët i thanë se programi quhej ketchup dhe jo check up, korrigjim që Sula e pranoi me përulësi duke thënë se nuk di mirë anglisht.
"Ky problem është si check up-i Vilma Nushit në një kohë që trumbetohej nga qeveria që do i japim zgjidhje problematikës... nuk di mirë anglisht, check up... ketchup, dakord. Qeverisja propagandonte që do i japim fund problematikës së shëndetit të qytetarëve", tha ai.
Lajmi kryesor:
'Bashkëqeverisja', Komisioni i Ligjeve rrëzon dekretin e Metës! Presidenca: Centralizim pushteti! Ministrja: S'ka kundërshti









