Deputetët që bojkotuan seancën dhe mbajtën fjalën e tyre në rrjetet sociale

Deputetët që bojkotuan seancën dhe mbajtën fjalën e tyre në rrjetet sociale

TIRANË- Ndonëse u lejua prania e gjithë deputetëve në seancën e parë plenare pas përhapjes së koronavirusit, jo të gjithë u paraqitën në sallë. Madje, disa prej deputetëve refuzuan publikisht të merrnin pjesë, duke preferuar që fjalimin e tyre të mos e mbanin në foltore por në faqet e tyre në facebook.

Deputeti Andi Përmeti në fjalën që publikoi në faqen e tij zyrtare thotë se sot u shfrytëzua gjendja e jashtëzakonshme për të shpikur dhe miratuar disa ndryshime antidemokratike, totalitariste.

Sipas Përmetit, këto ndryshime po votohen në shkelje të Kushtetutës.

“Lajmi i keq është që Rama i ka votat për të kryer çdo cmenduri që i vjen ndërmend. 88 deputetë votuan pro. 14 vota opozitë i shkuan Ramës për një cmenduri në shkelje kushtetuese duke i treguar shqiptarëve që nesër ata janë të gatshem tëvotojnë jo 5 dhe 8 vite burg, jo vetëm 10 e 15 vite burg por edhe internim për agjitacion e propagandë nëqoftese vota e tyre do shpërblehej nga një shikim falenderues i Ramës dhe jo vetëm”, shprehet Përmeti.

Edhe deputetja Fatjona Dhimitri iu drejtua njerëzve me një fjalim në facebook, pasi bojkotoi seancën plenare.

“Neveri për axhendën e ngjeshur të seancës plenare të 16 prillit 2020. Demokracia e Shqipërisë në rrezik. As në ditë normale nuk ka ndodhur të kalojnë kaq shumë nisma me një limit kohor diskutimi”, shkruan Dhimitri.

Dhimitri akuzon qeverinë se po përfiton nga gjendja e jashtëzakonshme.

“Sot, duke përfituar prej gjendjes së jashtëzakonshme , grupi i Rilindjes me padurim po pret të votojë maskaradën më të madhe në historinë e parlamentarizmit , atë të shkeljes së të drejtave dhe lirive themelore te njeriut , përmes shtesave të panevojshme në Kodin Penal. Kasta e Juristeve të Rilindjes duhet ta kuptojë që nuk mund të ndërhyjë në Kodin Penal me procedurë të përshpejtuar, referuar ( Nenit 83 pika 3 e Kushtetutes, Neni 81 gërma d)”, shkruan ndër të tjera deputetja.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë