Deputeti i PD-Ramës: Herceptina ka qenë falas, pikëpyetje për listën e barnave me rimbursim

Deputeti i PD-Ramës:  Herceptina ka qenë falas, pikëpyetje për listën e barnave me rimbursim

Tritan Shehu

Nga Fieri ku zhvilloi mbledhjen e djeshme të qeverisë, kryeministri Edi Rama dha lajmin e zgjerimit me mbi 30 ilaçe të barnave të rimbursueshme, ndërsa shtoi se herceptina, medikament i kushtueshëm për kurimin e kancerit të gjirit do të merret falas në të gjitha spitalet e vendit.

Pas deklaratës së tij, ka reaguar deputeti Tritan Shehu. Ai shprehet se herceptina është dhënë falas. Për deputetin e PD, rëndësi ka fakti nëse do të shtohet financimi për kemiopreparatët në terësi. Ai mbyll reagimin duke iu drejtuar Ramës se “tregu i medikamenteve nuk mund të trajtohet si ai i domateve apo i këpucëve”.

Me ne fund Kryeministri u "zgjua"!

Degjova qe deklaroi me triumf se ne mbledhjen e neserme te Qeverise do te miratohet lista e barnave te rambursueshme, dhe aq me teper do jene edhe 36 te reja!! Se pari lista e barnave te rambusueshme nuk eshte shpallur prej vitit 2016, kur eshte detyre ligjore te shpallet cdo vit, dhe per kete duhet te pergjigjeni! Vetem nga levizja e vleres se valutes jane humbur nga kjo vonese e qellimshme per aresye korruptive, reth 22 % e shpenzimeve.

Se dyti kam nje pyetje: Kur flisni per 36 preparate te reja flisni per principe aktive apo per alternativa? Me keto terma qeveria juaj ka vite qe spekullon, jane dy gjera te ndryshme; keshtu qe nuk eshte cudi te jene ne fakt vetem 6 e jo 36 medikamente. Se treti desheroj tju kujtoj se gjithashtu prej vitit 2014 nuk publikoni cmimet e deklaruara nga kompanite e lejet e importit per barnat e pa regjistruara, detyrim dhe ky ligjor. Mos valle kjo eshte e lidhur me "importet paralele", anti ligjore e shkaterruese keto?

Ju deklaroni se do te fusni ne listen e barnave te rambursueshme edhe Herceptinen! Loje fjalesh kjo nga ana juaj. Herceptina eshte medikament spitalor dhe gjithmone ka qene ofruar gratis per pacientet, pra nuk ka asnje vlere nese do tja ngarkoni Fondit apo do ta perballoje spitali pagesen. Rendesi ka fakti nese do te shtoni financimin per Kemiopreparatet ne terresi, qe mbulon sot nen 50% te nevojave ne vend.

Ne kete grup ben pjese edhe Herceptina, qe eshte nje nga ato. Mungesa apo edhe vonesa e seciles nga keto preparate, sic ndodh te ne vazhdimisht, ka pasoja shume te renda mbi pacientet.Dhe ketu nuk dua te zgjatem edhe me faktin qe zgjedhjet e para ne listen tuaj te vjeter te rambursimit jane medikamente me origjina te dyshimta per sa i takon sigurise se tyre, apo qe kompanite serioze po largohen nga vendi. Jam i bindur qe e nesermja do te jete edhe me keq. Me kete rast desheroj tju kujtoj se tregu i medikamenteve nuk mund te trajtohet si ai i domateve apo i kepuceve.

Deputeti i PD Tritan Shehu

 

 

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sali topja: 21/04/2018 09:33

    i keni detyruar hallexhinjt ta blinin 2500€ ampulen.si ne kohen e PD dhe ne kohen e PS.bastarder m* jeni qete dyja palet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Alexander-Arnold informon drejtuesit e Liverpool se dëshiron të luajë për Real Madridin

Alexander-Arnold informon drejtuesit e Liverpool se dëshiron të luajë për Real Madridin