Deputeti i PS: Bashës ia ulën kokën tre vajza, humbi në shtëpinë e tij

Deputeti i PS: Bashës ia ulën kokën tre vajza, humbi në shtëpinë e tij

Deputeti i Partisë Socialiste Ervin Bushati thotë se Basha ankohet për vjedhje të votave, por nga ana tjetër në zgjedhjet e 2017 ai ka humbur edhe në  zonën ku jeton prej vitesh. Ai publikon rezultatin e zgjedhjeve të 2017 në QV 1929 ku ka marrë 33% të votës së fqinjëve. Bushati thotë se ‘makthi i Bashës’ janë tre vajza që ishin komisionere në këtë qendër votimi.

"Basha nuk fiton zgjedhjet në shtëpinë e tij: Si pretendon të bëhet kryeministër?!

Fakti 1: Z. Lulzim Basha gjithë jetën e tij ka votuar në të njëjtën kuti, QV1929: që kur ka lindur në shtëpinë e prindërve të tij, me të njëjtët komshinj të cilët e njohin mirë që prej vitit 1974, këtu në Njësinë 8 Tiranë.

Fakti 2: Z. Lulzim Basha në Zgjedhjet 2017 mori vetëm 33% të votës së komshinjve të tij që e njohin që fëmijë: pra ka humbur në shtëpinë e tij. Mos harrojmë që kjo është një lagje që votonte historikisht djathtas: që kur u bë Z. Basha kryetar, PD nuk fiton më aty!

Fakti 3: Në zgjedhjet 2017, në QV1929 ditën e votës, komisionere të PS ishin 3 studente ekselente. As banda dhe as kriminelë: por 3 vajza që ia ulën kokën kryetarit të PD, pikërisht pak metra nga ku ka lindur e është rritur. Këto vajza janë makthi i Bashës?!
PS mori +61 vota më shume se PD datën 25.06.2017!

E ftoj Z. Basha: të gjejë cila bandë i vodhi zgjedhjet pikërisht në shtëpinë e tij?!

Ai pretendon më kot se bandat dhe grupet kriminale i kanë vjedhur votat. E quan jolegjitime Kuvendin që doli nga zgjedhjet me demokratike të mbajtura ndonjëherë, standardet e së cilës i garantoi vetë duke patur në drejtim gjithë institucionet më të rëndësishme në vend.Lulzim Basha hedh Bomba Ruse Molotov drejt institucioneve të shtetit shqiptar; ndërsa kur ndodhej brenda tyre qëlloi dhe vrau protestuesit në Bulevard.

Ai dështoi kur ishte pjesë e qeverisë, dështoi kur ishte në krye të Bashkisë Tiranë: por sot rrezikon seriozisht të ardhmen e Partisë Demokratike, duke e tërhequr poshtë fatin e saj si “Parti e Dhunës” në rrugë.

Nuk duhet harruar se, mandati i deputetit është kontrata me popullin për të përfaqësuar interesat e tij në Kuvend. Protesta e sotme nuk tregon as përgjegjegjshmëri dhe as përmbajtje. Pikëpamjet politike të ndryshme duhet të trajtohen përmes DEBATIT dhe DIALOGUT—> Në Kuvend.", shkruan Bushati.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • PD-isti: 14/05/2019 11:08

    Kemi nje problem te madh, Qeveria Rama po ben hatane me tendera te super-fryre qe len shum hije dyshimi se mund te jene duke vjedhur. Ama s'kemi as Prokurori, ose me sakte e zgjodhi PS-ja Kryeprokuroren qe tani pi i kthen nderin duke mos hetuar. Ne anen tjeter me duhet te pranoj qe PD-ja e Berishes dhe Bashes, po del te jete rrezik per kte vend. Kisha shume shprese qe po te zgjidhnin Eduard Selamin mund te fitomin edhe zgjedhjet por s'ndodhi ashtu. Vodhen edhe kto tanet... dhe i falen Rames mandatin e 3-te. Tani çeshtja nuk eshte a jemi PD kundra PS, por shqiptare qe duan Shqiperine (PD+PS) kundra hajdudeve militante te dyja kraheve politike qe po djegin dhe shkaterrojne nga njera ane (PD) dhe vjedhin nga ana tjeter ne Qeveri (PS). Nuk futa ktu brenda LSI-ne se kta i kane te dyja te zezat e PD-se dhe PS-se: militante shkaterrues dhe hajdude. Si shqiptar do ju kerkoja bashkombasve te mi te kene kujdes, ne te dyja krahet se çfare na thone tani kta te klases politike. Mos te biem pre e dhunes dhe mos te shkaterrojme turizmin, te vetmen industri fitimprurse qe aktualisht po funksionon ne Shqiperi.

    Përgjigju
  • TIKU NGA CERRIKU: 14/05/2019 08:07

    Basha manipuloi dhe vodhi votat per kryetar partie Eduart Selamit,kush nuk e beson tashohe vidion e FIKS FARE ne YOUTUBE.Eduart Selamin nuk e donte as Berisha me sahanlepiresat e PD,sepse ai do ribente ose riformonte nje PD EVROPIANE,ku me shume siguri me vote te lire do i merrte pushtetin Edi Rames.Perfundimisht PD e sotme eshte parti e dhunshme qe kerkon gjithcka me force me lufte me vrasje me djegie.Po ta shikoni me kujdes te gjithe njerezit me pikepamje europiane me kulture dhe horizont jane larguar nga PD per sa kohe aty ben ligjin Sali Berisha nje vrases i shokeve te ngushte te tij.

    Përgjigju
  • Hinglateri: 13/05/2019 23:21

    Bashen banoret e lagjes 8 kane per ta larguar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'