21 janari, Petro Koçi: SPAK i detyruar të hetojë Sali Berishën, u vetëdeklarua përgjegjës! 'Partizani' çështje e vogël para vrasjeve në Bulevard

Deputeti i PS Petro Koçi i ftuar në “Studio Live” me Alda Dodajn në Report Tv ka deklaruar se pas vendimit të Gjykatës së Lartë, SPAK është e detyruar të nisë hetimet për ngjarjen e 21 janarit 2011, ku mbetën të vrarë 4 protestues.

“Më në fund do bëhet drejtësi për një nga ngjarjet më të rënda. Vendimi i Gjykatës së Lartë edhe pritej pas atij të Strasburgut. Spak tani pritet të regjistrojë çështjen dhe të fillojë hetimin”.

Duke cituar dhe vendimin e Gjykatës së Strasburgut ai nënvizoi arsyet se përse duhet të nisë hetimi për Sali Berishën.

“Në rastin e Berishës kemi të bëjmë me personin që është vetëdeklaruar përgjegjës për shumë ngjarje. Që pas 21 janarit ka bërë disa përcaktime si ka ndodhur ngjarja. Ka fshehur serverat, ndaloi prokurorinë. Komandati i gardës atë ditë zgjodhi pushtetin dhe jo shtetin. Të jesh në gardë është nder i madh. Besoj kushdo ka qenë është dhe do jetë pjesë e gardës do e ketë në krenarinë e vetë faktin që do jetë pjesë e gardës”.

Për deputetin nisja e hetimeve nga SPAK për 21 janarin rrit besimin te qytetarët.

“Lajmi në i rëndësishëm ka qenë ky. Nga pikëpamja e rëndësisë strategjike e funksionimit të shtetit. Vendimi i djeshëm është ngjarje shtetërore, drejtësie që më në fund mund të rrisë dhe më tej besimin e qytetarëve te drejtësia.”

SPAK shtoi deputeti i PS, duket të vërë pikat “mbi i” për atë që e quan krim shtetëror, ndërsa aferë Partizani për të cilën Berisha është nën hetim e quan çështje të vogël krahasuar me vrasjet në bulevard.

“Është zhvillim shtetëror i shëndetshëm dhe i rëndësishëm. Tashmë ështënë dorë të spak  që këtë vendim ta justifikojë dhe të vërë pikat mbi i. Kur hetimet nisën për Partizanin ndaj Sali Berishës kam thënë që kjo është çështje e vogël, 21 janari është krejt tjetër. Vrasjet e 21 janarit janë vrasje në mes të Bulevardit. Kjo është një ngjarje komplet tjetër. Me sa duket po vjen radha për ngjarje më të rënda”.  

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:04
Petro Koçi: Nuk duam që kriza e opozitës të hyjë në parlament! Lita: Negociatat me PS, ‘lugë bosh’ për Rithemelimin

Konferenca e kryetarëve në të cilën PS dhe grupi Bardhi do të punonin për finalizuar dakordësinë e arritur një ditë më parë, u shty, pasi Rithemelimi po punon për të saktësuar objektet e 2 komisioneve hetimore, të cilat më herët janë rrëzuar nga mazhoranca.

Deputeti i PS Petro Koçi i ftuar në “Studio Live” në Report Tv i pyetur për deklaratat e Ramës se nuk negocion me non grata tha se “Gaz Bardhi është në parlament.”

“Ajo që është rënë dakort dje i repsketon të dyja realitetet. Për mua parti demokratike nuk ka fare, por ka opozitë. Në dilemën se çfarë të bësh kur gara e nesërme elektorale është mes partive politike... Edhe ne e kemi të vështirë të bëjmë gjyqin e tyre se nuk jemi gjykatës.”

Për PS, deputeti Koçi nënvizon se ka rëndësi që kriza e opozitës të mos shkojë në parlament.

“Nuk kalon dot asnjë gërme e presje e propozuar nga kushdo në kodin zgjedhor nëse nuk është dakort PS. Për ne nuk ka rëndësi nëse ata që janë atye kanë mbiemrin Alibeaj apo tjetër. Kriza e tyre për ne është e rëndësishme të mos vijë në parlament e të kthehet në zjarr parlamentar.”

Analisti Lavrdim Lita sa i përket negociatave, u shpreh se PD i ka ofruar Rithemelimit një lugë bosh.

“PS i ka ofruar një lugë opozitës, është lugë bosh. Ulja e pazarit në dy komisione është qesharake. E ka pranuar se duhet një skemë për të dalë nga izolimi ku janë vetë-futur.”

Ora 18:08
Avokati Kara: SPAK të mos e mbajë peng çështjen CEZ-DIA, Meta simboli i politikës së korrupsionit

 

Nga “Studio Live” në Report Tv avokati Rome Kara tha se SPAK nuk duhet të mbajë peng aferën CEZ-DIA. Ai kërkoi që të dijë se çfarë do të bëhet me Ilir Metën, të cilin e quajti simbol të politikës së korrupsionit.

“Çez Dia është te rruga Jordan Misja. Nëse kanë për ta mbyllur atë çështje ta mbyllin nëse kanë për ta hapur ta hapin. Duam të dimë çfarë bëhet me këtë bandit që është pasuruar përtej imagjinatës. Dua të dimë çdo bëhet me këtë person që është simboli i politikës së korrupsionit. Boll më me heshtje përballë rasteve madhore të korrupsionit. Korrupsioni tradhti kombëtare”, tha ai.

Kujtojmë se më herët kryetari i PL është marrë në pyetje nga prokurorët e SPAK për aferën CEZ-DIA që i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej mbi 414 milionë eurosh. 

Ora 17:51
Avokati Kara: Strasburgu i vuri vulën, 21 janari krim shtetëror! Berisha mund t'ia hedhë korrupsionit, por jo aty ku është derdhur gjak

Avokati Romeo Kara i ftuar në “Studio Live” në Report Tv tha se Gjykata e Strasburgut ka vulosur faktin që 21 janari është krim shtetëror.

“Kemi rezultate dhe vlerësime paraprake nga Strasburgu, i ka vënë vulën asaj qe kemi thënë me kohë, është krim shtetëror, duhet të hetohet sepse nuk është bërë hetim i plotë. Këtë hetim detyrimisht duhet ta bëjë SPAK. Tani SPAK është i detyruar. Kemi pasur dy vendime më parë nga gjykata që mbështesin mos-regjistrimin e çështjes nga SPAK.”

Për shumë kohë, nënvizoi Kara, hetimet janë penguar.

“Për mua bien poshtë të gjitha legjendat se personat janë vrarë me armë. Është kontestuar prishja e provave dhe pengimi i hetimit pasi ka pasur konflikt verbal e më tepër se vverbal me prokurorin e përgjithshëm në atë kohë, e nuk është zbatuar nga prokuroria urdhri për arrestimin e gardistëve. Janë prekur serverat për prishjen e provave”.

"Mënyra si është instrumentalizuar kjo vrasje shtetërore nga Berisha... Duke qenë në krye të shtetit si president Berisha në 97 janë vrarë mbi 3700 persona. Me Gërdecin e Bëri Gërdec. Me 21 janarin... Ky njeri është gjakatar, ka një egoizëm për pushtet, e për të tepër që qëndron si alternativë për pushtet. Aty ku është derdhur gjak e ka të vështirë ta mbyllë. Në mos ky SPAK ndoshta një SPAK tjetër do të merret dhe ta zbardhë çështjen”, shtoi më tej Kara në studion e Report Tv.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë