TIRANË- Deputeti i opozitës parlamentare Andi Përmeti ka refuzuar publikisht të jetë i pranishëm në seancën e 16 prillit. Nëpërmjet një statusi në faqen zyrtare në facebook, Përmeti shkruan se kjo seancë do jetë grumbullimi më i madh që prej shfaqjes së virusit e për këtë arsye përbën një rrezikshmëri të madhe për infektim.
 
“Në një sallë relativisht jo shumë të madhe, pa dritare, vetëm me ajër të kondicionuar do mbidhen rreth 150 persona. Disa prej tyre kanë kaluar moshën 65 vjec, disa kanë kaluar edhe moshën 70 vjec. Disa prej tyre kanë semundje kronike, disa prej tyre kanë qenë në aktivitet të plotë keto ditë në zonat e tyre dhe madje ka ndonjë që edhe ka bërë disa mbledhje me grupe njerëzish”, shkruan Përmeti. 

Por një tjetër arsye që deputeti refuzon të jetë i pranishëm në sallë është edhe fakti që sipas tij i është mohuar e drejta e fjalës nga kryeministri.  “Fjala sot mu ndalua nga Edi Rama. Me email zyrtar kuvendi njofton qe 17 deputetë të pavaruar kanë 5 minuta kohë për të folur. Në varësi të rregjistrimeve të folësve diku ndërmjet 18 sekonda-37 sekonda për të folur. Një tallje me fjalën e lirë”, shkruan deputeti

Postimi i plotë
Dilema per te shkuar apo jo ne seancen e dates 16 prill mori fund kur Edi Rama vendosi te heqe te drejten e fjales. Keto dite kam menduar gjate se sa e nevojshme eshte seanca e dates 16 prill. Jo ne kuptimin e nevojshmerise se votimit te akteve por te nevojshmerise per tu mbledhur fizikisht. Dilema ka qene ne rrezikun qe sjell nje seance e tille, jo per mua personalisht por per shqiptaret. Ne nje salle relativisht jo shume te madhe, pa dritare, vetem me ajer te kondicionuar do mblidhen rreth 150 persona. Grumbullimi me i madh qe prej shfaqes se virusit. Disa prej tyre kane kaluar moshen 65 vjec, disa kane kaluar edhe moshen 70 vjec. Disa prej tyre kane semundje kronike, disa prej tyre kane qene ne aktivitet te plote keto dite ne zonat e tyre dhe madje ka ndonje qe edhe ka bere disa mbledhje me grupe njerezish.

Rreziku i te qenit dikush mbartes pa e ditur dhe me pas trasmetimi ne nje ambient me 150 persona shumica e te cileve do te shperndahen me pas ne zonat e tyre ne gjithe Shqiperine do te rrezikonte nje shperthim te ri te virusit. Personat qe do jene ne ate salle do takojne familjaret. Dikush do shkoje ne market, dikush ne farmaci. Rreziku i perhapjes se Covid-19 te persona qe jetojne ne cdo qytet te Shqiperise rrjedhimisht sjell rrezikun e perhapjes me pas te virusit ne gjithe Shqiperine. Zgjidhja do ishte zhvillimi i seances online.

Gjate ketyre diteve kam menduar mbi nevojshmerine time per te qene prezent ne nje seance te tille per te kundershtuar ndryshimet e pritshme ne Kodin Penal. Ato cmendurite e denimeve me 10 vite burg per personat jo mbartes qe dalin nga shtepia per te kryer pazar. Ne fund te fundit brenda asaj salle une zoteroj fjalen ne foltore dhe voten. Fjala sot mu ndalua nga Edi Rama. Me email zyrtar kuvendi njofton qe 17 deputete te pavaruar kane 5 minuta kohe per te folur. Ne varesi te rregjistrimeve te folesve diku ndermjet 18 sekonda-37 sekonda per te folur. Nje tallje me fjalen e lire. Nje menyre per te mbytur cdo argument te mundshem kunder cmendurive te kryeministrit. E vetmja arsye per te shkuar ne seancen e dates 16 prill, ne nje situate te ngarkuar dhe te rrezikshme ishte kryerja e detyres ndaj qytetareve, ndaj shqiptareve. Edi Rama kete ma ndaloi. Per kete arsye une refuzoj te shnderrohem pa dijenine time ne rrezik per cdo qytetar me te cilin shkembehem ne market a ne farmaci. Qendrimin tim, fjalen time do e kem publike ketu ne facebook. Ne kete menyre kryej detyren time duke mos rrezikuar askend.

Postimi i plotë i deputetit Andi Përmeti