Deputetja e PD takon Leka Zogun: Djalosh i hijshëm dhe i mençur! I dhemb shumë Atdheu! Me të kujtova gjyshin tim që ishte gardist i mbretit

Deputetja e PD takon Leka Zogun: Djalosh i hijshëm dhe i mençur! I dhemb shumë Atdheu! Me të kujtova gjyshin tim që ishte gardist i mbretit

Flutura Açka dhe princ Leka Zogu

Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike, Flutura Açka ka treguar se ka takuar princ Leka Zogun ku ka shkëmbyer disa biseda që e kanë frymëzuar.

Teksa ka publikuar një foto në rrjetet sociale, Flutura Açka thotë se ‘princi është një patriot i madh që i dhemb atdheu’. Më tej Açka shkruan se: 'kafen me të e piva edhe në kujtim të tim gjyshi, i cili ka shërbyer në gardën e Mbretit Zog'.

‘Një kafe me Princ Lekën! Djaloshi i hijshëm, i qetë, i mençur e me një politesë të pazakontë, të cilin e kam njohur shumë vite më parë, është sot një burrë i matur, dhe padyshim, një patriot që i dhemb Atdheu.

Me Princ Lekën mund të flasësh për të gjitha temat, pasi është përbashkues dhe jo ndarës, është i tërhequr dhe jo sulmues, është i dijshëm por jo akaparues i bisedës, pra gjithçka të asaj që do të admiroja te një figurë që ka vendosur të rrijë përtej palëve.

Bindja ime e parë, asaj dite kur e kam njohur, dhe lutja se çfarë Shqipërie do të ishte po të kishim fatin e një shpure politikanësh si ai, nuk ka ndryshuar. Këtë herë, edhe pse nuk ia thashë, kafen me të e piva edhe në kujtim të tim gjyshi, i cili ka shërbyer në gardën e Mbretit Zog, dhe megjithëse kam qenë shumë e vogël për t’i ngulitur siç duhej në mendje, rrëfimet e tij më kanë mbetur shumë të çmuara.

Në mëngjesin tonë, ishim edhe në shoqërinë e një prej zonjave që e çmoj shumë mes radhës së demokratëve, poetja Lindita Doda”, shkruan Açka.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

FOTOT/ Oriola Marashi s’lë vend për imagjinatë, ‘çmend’ rrjetin me fotot provokuese në pishinë

FOTOT/ Oriola Marashi s’lë vend për imagjinatë, ‘çmend’ rrjetin me fotot provokuese në pishinë