Deputetja Koti në Kuvend: Po pengoni deputetët që s’janë të përjashtuar të futen në sallë! Shehu: Grusht shteti

 

Deputetët e PD kanë thënë në sallë se Garda nuk po lejon deputetët e përjashtuar të futen në sallë.

Sorina Koti: Jemi rrethuar të gjithë me një gardh prej hekuri, që edhe pse nuk jemi përjashtuara nuk jemi lejuar të futemi. Ose Garda të marrë masa të lejojë deputetët që s’janë të përjashtuar të futen brenda, ose po ktheni një diktaturë që vetëm ju e dini. Merrni masa një orë e më parë.

Spiropali: Deputetët e përjashtuar nuk mund të futen, të gjithë deputetët e tjerë janë të mirëpritur të futen.

Tritan Shehu: Grusht shteti i vërtetë, po bllokohen deputetët në sallë. Janë deputetët gjoja të padënuar nga ju, Garad nuk i lejon të futet, e kuptoni se çdo të thotë kjo, të vendet rendi ushtarak në Kuvend. Dilni atje dhe shikoni çfarë bëhet. Nuk ka njeri forcë në botë të bllokojë deputetët të futen në kuvend.


Lajmi kryesor:

Kuvendi me gardh metalik, të përjashtuarit përplasen me Gardën! Noka me benzinë tenton t’i vërë flakën një banderole! Tensione edhe në sallë, Vokshi nuk lejon raportimin e KLSH


SI.E./I.M/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

LIVE- Deputetët e PD përplasje me policinë, militantët zhvendosen nga Bashkia në dyert e Kuvendit

LIVE- Deputetët e PD përplasje me policinë, militantët zhvendosen nga Bashkia në dyert e Kuvendit