Një futbollist  shqiptar do jetë fitues i Kupës së Italisë për këtë edicion. Kjo pasi finalja e madhe e 15 majit do të jetë Lazio-Atalanta ku protagonist do jenë Strakosha, Berisha dhe Gjimshiti pra do kemi derbi shqiptarësh. Pas Lazios ishte  Atalanta që  mundi 2-1 Fiorentinën dhe siguroi një biletë për në finalen e “Olimpicos” duke u rikthyer të luajë një finale pas 23 vitesh. Ndeshja e parë kishte përfunduar 3-3 ndërsa Atalanta mbrëmë përmbysi rezultatin pasi vjollcët kaluan shumë shpejt në avantazh me Muriel.

Bergamaskët barazuan fillimisht me Ilicic me penallti dhe shënuan golin e fitores me Papu Gomez në minutën e 69-të edhe pas gafës së portierit Lafont. Berisha ishte në pankinë ndërsa Gjimshiti titullar dhe zhvilloi një tjetër paraqitje dinjitoze.

Në javën e 34-të të La Ligas derbi i vogël madrilène  mes Getafes dhe Real Madrid u mbyll pa gola.  

Djemtë e Zidane më shumë në pjesën e dytë e kërkuan fitoren ndërsa Getafe morri një pikë jetike për ëndrrën Champions. Real nuk i afrohet dot Atleticos së vendit të dytë ndërsa Getafe me 55 pikë mban vendin e katërt në zonën Champions. 

Në të njëjtën kuotë pikësh është Sevilla që në “Ramon Sanchez Pizjuan” shtypi Rayo Vallecano duke e mposhutr 5-0 ku dy gola shënoi sulmuesi Munir.  Një gol i shënuar nga Moreno 5 minuta nga fundi i ka dhënë Villarreal fitore jashtëzakonsiht të rëndësishme 1-0 ndaj Sociedad. Një fitore që për klubin e njohur spanjoll mund të vlejë edhe mbijetesën në La Liga.

/Përgatiti Andi Kapxhiu