Derbi Tirana-Partizani në 17 maj, policia: Bllokohen disa rrugë duke nisur nga ora 16:00! Tifozët problematikë s’do lejohen në stadium

Derbi Tirana-Partizani në 17 maj, policia: Bllokohen disa rrugë duke nisur nga ora 16:00! Tifozët problematikë s’do lejohen në stadium

Stadiumi 'Air Albania'

Policia e Tiranës ka planifikuar një plan masazh që do të merren për garantimin e rëndit publik dhe sigurisë para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes së futbollit mes Partizanit dhe Tiranës që do të luhet në stadiumin ‘Air Albania’ në orën 18:30 të datës 17 maj.

Për të shmangur rrëmujat e mundshme që mund të krijohen, policia ka përcaktuar një perimetër sigurie edhe jashtë ambienteve të stadiumit, që nis me bllokimin e disa prej rrugëve ku pritet të lëvizin tifozët e dy skuadrave.

Rrugët të cilët do të jenë të bllokuara nga ora 16:00 deri në përfundimin e ndeshjes ‘derbi’:

– Rruga “Lek Dukagjini”, përreth stadiumit, rruga “Dervish Hima”, rruga “Gjergj Filipi”, rruga “Papa Gjon Pali II”, nga kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali” deri tek stadiumi “Air Albania” , bulevardi "Dëshmorët e Kombit", nga Presidenca deri te sheshi "Nënë Tereza".

Rrugëkalimet e tifozëve do të jenë si më poshtë:

– Lëvizja e tifozëve të Partizanit do të bëhet nga kryqëzimi i rrugës "Muhamet Gjollesha" me rrugën "Artan Lenja", përgjatë rrugës "Muhamet Gjollesha", rruga "Sulejman Delvina", “Libri Universitar” pas Presidencës rruga "Gjergj Filipi" - stadiumi;

– Lëvizja e tifozëve të Tiranës do të bëhet nga sheshi "Skënderbej", bulevardi "Dëshmorët e Kombit, rruga "Bajram Curri", rruga “Papa “Gjon Pali” - stadiumi.

Në hyrje të stadiumit tifozët do të kontrollohen për sende të kundërligjshme (sende të forta, bidonë uji, çadra, çelësa metalik apo lëndë piroteknike etj). Ndërkohë personat pa kartë identiteti dhe ata nën moshën 16 vjeç, nuk do lejohen të hyjnë në stadium pa praninë e prindit.

Po ashtu nuk do t’u lejohet hyrja në stadium tifozëve të përcaktuar si problematikë nga ana e policisë.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mijëra njerëz protestojnë kundër ligjit për “agjentët e huaj” në Gjeorgji

Mijëra njerëz protestojnë kundër ligjit për “agjentët e huaj” në Gjeorgji