Dermatologia jep këshilla: Si të kujdesemi për lëkurën tani që mbajmë maskën për shumë orë në ditë

TIRANË- Dermatologet këshillojnë që maska Anti-COVID duhet të ndërrohet çdo dy orë. Pasi mbajtja e një maske të vetme gjatë gjithë ditës, ndikon në irritimin e fytyrës për shkak të bllokimit të baktereve të gojës.

“Ky në fakt është një fenomen që realisht është shumë problematik kohët e fundit. Sigurisht maska është mbrojtëse dhe do të vazhdojmë ta mbajmë deri në momentet që organet kompetente e kanë menduar të tillë por kujdesi i lëkurës është bazik në këtë pjesë. Në momentin që kemi vendosur maskën vazhdojmë të flasim dhe gjithë këto baktere nga goja ngjiten në sipërfaqen e brendshme të maskës dhe na ndodh shpesh që ta mbajmë ulur te pjesa e qafës. Dhe të gjithë këto baktere ngjiten dhe akomulohen te kjo pjesë dhe manifestojnë pjesën e akneve sepse ngarkojnë lëkurën dhe bllokojnë poret. Për më tepër edhe ne bëjmë gabim si konsumator të themi. Gjithmonë një maskë që duhet ta mbajmë dy orë në fytyrë mund të ndodhë shpesh që mund ta mbajmë edhe më gjatë. Ky ndikim, ky grumbullim i baktereve sigurisht që ndikon negativisht në lëkurën tonë”, shpjegon për ReportTV Elena Dinkollari.

Elena Dinkollari tregon edhe për mënyrën se si duhet ta trajtojmë fytyrën në këtë periudhë që detyrimisht është e mbuluar. Një nga kushtet kryesore që Dinkollari thotë, është mbajtja pastër e lëkurës pa kremrat pudër

“Duhet theksuar që patjetër që çfarë do lloj kujdesi për lëkurën varet shumë nga grupmosha që secila nga vajzat ose djemtë ka. Varet sigurisht nga problematikat e lëkurës që ato kanë dhe tipi i lëkurës. Dhe ajo që është më e rëndësishme është gjithmonë një konsultë paraprake me një mjek, me një dermatolog me një specialist të fushës në mënyrë që ne të zgjedhim produktet esenciale që duhen për lëkurën”, shtoi Dinkollari.

Por në këtë situatë shqetësimi i dermatologëve orientohet tek trajtimi i fytyrës që vajzat dhe djemtë bëjnë përmes produkteve që shiten online apo në kushte shtëpie. Fillimisht duhet një vizitë tek mjeku specialist

“Gjithmonë rasti më i mirë është konsulta me një dermatolog. Sigurisht për të parandaluar është më mirë sesa për të trajtuar. Merr më shumë pak kohë dhe kosto por në momentin që ju kanë dalë këto akne është më mirë që të trajtohen të paktën me një set bazik që mund të ketë një larës specifik, mund të ketë një tonik për pastrimin e poreve, një krem hidratant anti-akne dhe një serum specifik për trajtimin e tyre.”, u shpreh dermatologia.  

Kohët e fundit kryesisht pas daljes së vendimit për mbajtje të detyruar të maskës në shumë qendra estetike apo tek mjeket specialistë paraqiten qytetarë me irritim të lëkurës së fytyrës por edhe të gojës.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Agron Gjekmarkaj: Sami Repishti iku, la pas një monument

Agron Gjekmarkaj: Sami Repishti iku, la pas një monument