Ministri i Transportit Sokol Dervishaj ndoqi nga afër punimet për ndërhyrjen në Urën e Poçemit në Mallakastër.
 
Dervishaj u shpreh: “Falë ndërhyrjes së menjëhershme ura e Poçemit është përsëri e kalueshme. Ajo është e kalueshme për mjete të tonazhit të lehtë jo për ato të tonazhit të rëndë.”
 
Ministri Dervishi ka deklaruar se do nisë verifikimi i dëmeve që ka shkaktuar situata e përmbytjeve dhe do mendohen zgjidhje të qëndrueshme për zonën.
 
Shumë shpejt fillojmë fazën e evidentimit të dëmeve që kanë ardhur si pasojë e situatës së fundit. Pas evidentimit do mendojmë për të gjetur zgjidhje të qëndrueshme për disa zona. Ekipet tona janë në gadishmeri maksimale për të përballuar situatën", tha ai.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com