MALTE- Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Sokol Dervishaj ka marrë pjesë në punimet e konferencës ndërkombëtare për Sigurinë Rrugore dhe Detare që u mbaj në Valletta të Maltës.
Konferenca u zhvillua nga Presidenca Malteze e Bashkimit Europian dhe Eurokomisioneres për Transportin Violeta Bulc, me pjesëmarrjen e ministrave të Bashkimit Europian, dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Ministri Dervishaj në fjalën tij në konferencë theksoi se siguria rrugore është një prioritet për Ministrinë e Transportit, dhe po punohet për ta sjellë në standarte europiane. Dervishaj u ndal në 5 shtylla kryesore.
"Deklarata e Maltës është shumë e rëndësishme, pasi rrit angazhimin e vendeve pjesëmarrëse për të përmirësuar sigurinë rrugore. Për Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës siguria rrugore është prioritet. Vendet tona duhet të aplikojnë ligje që shkojnë në sinkron me strategjitë e BE-së për sigurinë rrugore. Duhet që të bëhet më shumë sa i përket aspektit të edukimit dhe ndërgjegjësimin. Me rëndësi është përmirësimi i infrastrukturës rrugore, por gjithashtu edhe mirëmbajtja e saj. Element tjetër i rëndësishëm është bashkëpunimi ndërmjet agjensive që merren me aspektin e sigurisë rrugore. Aplikimi i teknologjive të reja, gjithashtu duhet të jetë një element që duhet aplikuar për të rritur sigurinë rrugore. Dua të theksoj se "Agjenda e Konektivitetit", për vendet e Ballkanit Perëndimor gjithashtu duhet ti kushtojë vemendje aspektit të sigurisë rrugore".
Eurokomisionerja për Transportin Violeta Bulç, falenderoi në mënyrë të posaçme ministrin e Shqipërisë dhe të vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, për angazhimin e shfaqur në përmirësimin e sigurisë rrugore.
Zonja Bulç theksoi se ky është problem që shtetet duhet ta përballojnë duke adoptuar strategji, për të ulur numrin e aksidenteve fatale.
Në përfundim të punimeve Ministrat e Transportit të Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor, aprovuan edhe deklaratën e Maltës, për më shumë vëmendje ndaj rritjes së sigurisë rrugore dhe uljes së numrit të aksidenteve me pasoja fatale.
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com