Deshira Subashi: Nishani e KLD
diskriminim politik ndaj meje 

 TIRANE - Këshilli i Lartë i Drejtësisë i drejtuar nga presidenti Bujar Nishani miratoi dje paradite (5 korrik)  7 kandidatura për Gjykatën e Apelit të Tiranës. Para se të miratoheshin kandidaturat presidenti Nishani nxitoi të përcillte mesazhin se Këshilli i Lartë i Drejtësisë, në funksionimin e saj nuk e lidh asgjë me maxhorancat politike dhe se ky institucion solli modelin e promovimeve të gjyqtarëve vetëm mbi bazën e vlerësimit. 

Pas mbledhjes me dyer të mbyllura KLD nëpërmjet një njoftimi për shtyp informoi emrat e 7 gjyqtarëve të cilët kishin zënë vendet vakante në Gjykatën e Apelit të Tiranës. Disa prej tyre janë emra të përfolur për shërbimet ndaj politikës, ndërkohë që ndaj Nishanit është ngritur dhe një akuzë për shkelje ligji nga vet ish nënkryetarja e KQZ-së, në zgjedhjet e 2009-ë dhe të 8 Majit 2011-ë, Deshira Subashi. 

Me mbarimin e mandatit si anëtare e KQZ-së, 31 dhjetor 2012, sipas  nenit 17 pika 5 e Kodit Zgjedhor ajo duhej që të rikthehej në funksionin publik të mëparshëm dhe kur kjo nuk është e mundur, në një vend të njëjtit nivel në organet e administratës publike. 

Para se të mandatohej anëtare e KQZ-së zonja Subashi mbante postin e gjyqtares së Gjykatës së Apelit në Tiranë. Për këtë që nga nëntori 2012 Subashi ka kërkuar një vendimt të KLD-se për t’u emëruar gjyqtare në këtë gjykatë. Ndonëse kanë kaluar më shumë se 7 muaj ndaj Subashit ende nuk është zbatuar ligji. Ndërkohë që neni 17 i Kodit Zgjedhor u zbatua për Arben Ristani, ish kryetarin e KQZ-së, i cili u emërua në postin e zv/ministrit të Brendshëm por dhe ndaj anëtarit tjetër të KQZ Artan Lamaj i cili po me vendim të KLD-së u emërua anëtar i gjykatës sëTiranës.

Nëpërmjet një postimi në facebook, Subashi shprehet tepër e indinjuar ndaj kësaj shkelje të ligjit madje e quan një diskriminim të pastër politik.
“Te dashur miq te mij ,dua te ndaj me ju ne kete fund jave nje ceshtje te rendesishme. E rendesishme per interesat e mia personale ,por me shume e rendesishme per shkeljen e ligjit.
Sot KLD emroi gjyqtare ne Gjykaten e Apelit Tirane. Qe nga Nentori 2012 une jam ne pritje te vendimit te KLD-se per t,u emruar gjyqtare ne kete gjykate. 
Neni 17 ,pika 5 e Kodit Zgjedhor thote : "Pas mbarimit të funksionit, anëtari i KQZ-së rikthehet në funksionin publik të mëparshëm dhe kur kjo nuk është e mundur, në një vend të njëjtit nivel në organet e administratës publike. 
Pse nuk zbatohet Ligji, eshte pyetja ime???? A mund te jete nje ceshtje publike shkelja e ligjit nga KLD dhe Presidenti ? A perben nje diskriminim te paster politik ,shkelja e ligjit ndaj te drejtes sime ???”- shkruan në orët e vona të mbrëmjes së të premtes (5 korrik) Subashi në profilin e saj në facebook.

DESHIRA SUBASHI DHE QENDRIMI NDAJ ZGJEDHJEVE 2009, 2011
Dëshira Subashi, u propozua nga PS që në 2003 për anëtare e KQZ. Ajo njihej për kundërshtimin e fortë të  numërimit të votave të hedhura gabim në zgjedhjet vendore të 2011, që e nxorrën kandidatin e djathtë Lulzim Basha 81 vota para Edi Ramës. Ndërkohë që Arben Ristani u shigjetua nga PS si kreu i një operacioni kriminal për vjedhjen e zgjedhjeve lokale të 2011-tës.

Ndërsa në zgjedhjet parlamentare të 2009 për këmbënguljen tek rinumërimi i votave në Berat, Tiranë dhe Shkodër, sipas kërkesës së paraqitur nga PS dhe dy anëtarë të KQZ-së. Si përë zgjedhjet e 2009 ashtu dhe të 2011, Partia Socialiste thotë se janë zgjedhje të vjedhura nga Partia Demokratike.
Ndërkohë që në 2010, Kreu i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, Arben Ristani, tentoi që të largonte nënkryetaren Subashi nga ky institucion me pretendimin e plotësimit të moshës së pensionit. Por, tentativa dështoi dhe ish nënkryetarja vijoi detyrën pasi statusi i anëtarëve të KQZ-së është i njëjtë me atë të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë. 
Në një intervistë të disa muajve më parë Subashi paralajmëroi se nëse cështja e saj nuk do zgjidhej me vendim të KLD-së atëherë rruga e vetme do të ishte ajo gjyqësore  për të vënë në vend padrejtësinë. 

KUSH JANË ANËTARËT E RI TË GJYKATËS SË APELIT
Gjyqtarët e emëruar dje në Gjykatën e Apelit të Tiranës janë të përfolur për shërbime ndaj politikës.
Fatmira Hajdari dhe Ridvan Hado janë dy nga treshja e trupit gjykues që gjykoi tragjedinë e Gërdecit. Marie Qiriazi ka qenë gjyqtare e Kolegjit Zgjedhor dhe mori akuza nga e majta, në atë kohë në opozitë, për vendime të njëanshme gjatë zgjedhjeve vendore 2011.
Agim Bendo është gjyqtari më i përfolur jo vetëm për vendimet nepotike dhe politike, por edhe për gjobën e famshme prej 400 mijë eurosh ndaj emisionit 'Fiks Fare' për rastin 'Pango'. Shkëlqim Mustafa është gjyqtari i Gjykatës Civile, i cili ka dhënë masa arrestit për gardistët e '21 janarit', pavarësisht se ata u liruan më pas në Apel. Ervin Metalla, kryetar i gjykatës së Durrësit ndërsa Ilir Mustafaj anëtar i KLD-së.



deshira subashi
(Foto: Postimi i Deshira Subashit ne facebook

Redaksia online 

(sg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Real Madrid ndryshon emrin e stadiumit

Real Madrid ndryshon emrin e stadiumit