Dëshmitë që Blendi Fevziu kishte sjellë mbrëmjen e të hënës në emisionin Opinion, ishin replika më e fortë që mund tu bëhej atyre, që këto ditë, morën përsipër misionin e vështirë të zbutjes së agersivitetit të krimeve të komunizmit. Konkretisht, Fevziu iu bashkua indirekt debatit për kampin e interrnimit në Tepelenë. Ishte historiani Pëllumb Xhufi që e nxiti debatin kur tha se kampi i Tepelenës nuk kishte qenë kaq i keq sa flitet. Duke cituar dokumente të CIA-s, ai tha se kushtet aty ishin normale. Kjo ndezi, me shumë të drejtë, një reagim të atyre që e kanë provuar në kurriz dhunën, përçmimin, urinë dhe torturën e makinerisë vrastare komuniste.

Agron Tufa ka qenë i shkelqyer në mbrojtjen që u ka bërë vuajtjeve të njerëzve që nuk jetojnë më, apo janë të pamundur ta bëjnë vetë këtë gjë. Në shkrimet dhe deklaratat e tij publike, ai ka diskredituar keq çdo teze tjetër mbi të vërtetat e holokaustit komunist dhe horrorit të kampeve të interrnimit.

Ish-kampi i internimit në Tepelenë

Dëshmitë e sjella në Opinion dhe një dokumentar i shfaqur aty, ishin si të thuash kapaku i këtij diskutimi. Nuk ka historian në botë të kundërshtojë nga biblioteka të vërtetën e njëriut që vjen direkt e nga ferri. Por çuditërisht sot, Agron Tufa i sulej edhe Fevziut, me një lumë sharjesh.

Pse, në emision, ai tha se debati(për faktin nëse kishte qenë apo jo Tepelena nga jë kamp vdekjeje) ishte i kotë e pa sens. Në fakt edhe unë kështu mendoj. Debati i nxitur nga Z.Xhufi, është i kotë. Nëse sot ka njeri të lexuar që mendon se kampet e punës e të internimit ishin kampe pushimi, është ose i lig, ose i rrjedhur. 

Sharjet e Agronit Tufës për Fevziun, përveçse mu dukën pa arsye, i bënë një dëm kauzës për të cilën Agroni lufton. Të gjitha mediat online e rrjetet sociale nuk u morën me dëshmitë e të mbijetuarve të kampit-ferr, por u morën me sharjet e tij kundër Fevziut.