TIRANE - “Unë nuk i kam kërkuar favore seksuale askujt dhe skam ndikuar për dhënien e asnjë vendimi gjyqësorë, ndaj gjithçka që është bërë publik është një sajesë dhe presion ndaj meje për shkak të postit të gjyqtarit”.
Me këto fjalë i është përgjigjur pyetjes së prokurorëve Guximtar Boçi, i shkarkuar nga posti i kreut të Gjykatës në Gjirokastër.
Vetë Boçi ka refuzuar të flasë për mediat pas 90 minutave dëshmi përballë prokurorëve Pranvera Pustina dhe Arenc Cela, ndërsa avokati i tij Saimir Visha deklaroi se kallëzuesja R.S ka sajuar gjithçka.
Guximtar Boci është regjistruar teksa komunikonte në shkelje të etikes duke kërkuar puthje nga shtetësja R.S me premtimin se do ndikonte në procesin e saj gjyqësor.
Pas publikimit të videoskandalit ai u shkarkuar dhe me vendim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë është pezulluar nga detyra deri në përfundim të hetimeve.
Prokuroria e krimeve të rënda po e heton Boçin për korrupsion pasiv, ndërsa një ditë më parë kolegia e tij Blerta Cibuku deklaroi se Guximtar Boci ishte interesuar herë pas herë për ecurinë e gjyqit të shtetases R.S.
Kallëzuesja e këtij skandali shtetësja R.S është marrë në mbrojtje nga Policia e Gjirokastrës ndërsa burime nga akuza për Report Tv bënë me dije se javën e ardhshme do të vendoset për të ballafaquar gjyqtarin Boçi me gjyqtaren Cibuku për deklaratat e tyre pasi disa prej deklarimeve nuk përputhen.

Guximtar Boçi, sot para ambjenteve të Prokurorisë së krimeve të Rënda
DENONCIMI
Audio-përgjimi i publikuar mbrëmë në emisionin investigativ ‘Stop” tregon rastin e kryetarit të Gjykatës së Gjirokastrës, Guximtar Boci i cili i kërkon seks një qytetareje në këmbim të drejtësisë.
Denoncuesja kishte një çështje në Gjykatën e Shkallës së Parë në Gjirokastër dhe ka kërkuar takim me kreun e saj, Guximtar Boci. Por në zyrën e tij, kryetari tenton ta puthë dhe i bën ofertë seksuale.
Ndërsa refuzon të bëjë kryejë marrëdhënie seksuale me kryetarin e Gjykatës së Gjirokastrës, 40-vjeçarja humb çështjen. Ajo thotë se dështimi i saj, ka të bëjë me refuzimin, që i bëri kryetarit të gjykatës. Këtë shqetësim qytetarja ia shpreh edhe gjyqtares së çështjes me emrin Blerta Çibuku, duke i rrëfyer mbi vardisjen e kryetarit.
(er.nu/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO