TIRANE - Dëshmia e Steve Van Deneste dhe Josef Van Overdin konsiderohen si prova më e fortë e prokurorisë shqiptare ndaj ish-deputetit Mark Frroku që qëndron në burg si i dyshuar për vrasjen e Aleksandër Kurtit 18 vite më parë në Bruksel.
Sipas prokurorisë, Van Deneste ish-oficeri prokurorisë belge që ka hetuar Frrokun dhe tre bashkëpunëtorët e tij është personi që ka punuar për zbardhjen e krimit.
I shoqëruar nën masa të rrepta sigurie ka mbërritur në Gjykatën Penale në Tiranë, Steve Van Deneste, i cili konsiderohet si dëshmitari kyç i prokurorisë shqiptare për akuzën e ngritur ndaj ish-deputetit kristiandemokrat.
Po ku faktohet prania e Frrokut në këtë krim?
Sipas burimeve për Report Tv, Van Denste ka përpiluar një raport, ku sipas tij, referuar dëshmitarëve anonim, që ligji belg lejon, tre vajzat shqiptare Lumja, Mira dhe Zana kanë qenë të shfrytëzuar për prostitucion nga vëllezërit Frroku.
Në një konflikt me Aleksandër Kurtin, Mark Frroku i njohur në Belgjikë me emrin Dritan Morina në bashkëpunim me shqiptarët Lekë Dafa, Aleks Vuka dhe Arjan Bytyci kanë vrarë Kurtin.
Për të administruar dëshminë e Van Deneste dhe Josef, gjykata vendosi të realizojë një seancë me dyer të mbyllura për arsye sigurie dhe pse më parë ky proces ishte vendosur të zhvillohej publik me praninë e mediave dhe familjarëve.
Por dëshmia anonime është ajo çfarë kundërshtohet nga mbrojtësit e Frrokut pasi sipas legjislacionit shqiptarë çdo raport hetimorë apo deklarimet duhet të verifikojë e vërtetojë burimin qoftë ky dhe dëshmitar i mbrojtur.
E pranishme në seancën e kësaj të marte e pranishme ishte dhe avokatja belge e Mark Frrokut, por dhe ajo nuk lejua të qëndrojë në sallë gjatë deklarimeve të dëshmitarëve të mbrojtur.
Të njëjtën dëshmitarë pritet të dëshmojë dhe në procesin tashmë të veçuar të bashkëpunëtorit të dyshuar të Frrokut, Kristian Marinaj, seancë e vendosur për këtë të martë, por e shtyrë për ditën e mërkurë për shkak se deklarimet e tyre zgjatën tej afateve.
Ish-deputeti Mark Frroku është nën akuzë pasi sipas prokurorisë dyshohet se në vitin 1999 ka vrarë me thikë bashkëkombasin e tij Aleksandër Kurti, por ai vetë e ka mohuar këtë akuzë.
/Shqiptarja.com

VIDEO