Dështimi i negociatave, Rama: 
Bashës i hapëm krahët, s'erdhi 

Dështimi i negociatave, Rama: <br />Bashës i hapëm krahët, s'erdhi 
Kryeministri Rama zhvilloi sot në Korçë një takim me të rinjtë socialistë të cilët votojnë për herë të parë në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit. 

Kreu i qeverisë iu referua dështimit të negociatave me opozitën në prani të ndërkombëtarëve McAllister dhe Fleckenstein, duke akuzuar kryetarin e PD, Lulzim Basha. 

Rama tha se opozitës iu bënë lëshime për t'iu kthyer normalitetit politik, por i refuzoi ato, duke këmbëngulur te qeveria teknike, ndërsa nuk kanë pranuar as të votonin ligjin e Vettingut. 

Ne shkuam në tavolinë për të biseduar pa kushte. Në tavolinë gjetëm vetëm të huaj. Kreu i PD-së nuk ishte fare në tavolinë. Kishte shkuar në një dhomë tjetër.

Na thanë planin për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe e pranuam. Por na thanë se donin edhe shtyrjen e zgjedhjeve se PD-ja nuk është gati dhe lëshimin e ca ministrave. Ne i thamë se mund t’i diskutojmë këto por më parë të votohet vetingu. Pa vetingun s’bisedohen këto.


Ne dje i hapem krahen, por s’kishim ke perqafonim se nuk na erdhi Luli. Tirana e provoi nje here Lulin dhe kete nuk do ta provoje Shqiperia.

Sot ne jemi në një moment që është në udhëkryq, sepse 4 vjet më parë, ne gjetëm një Shqipëri që ishte e kërcënuar nga falimentimi ekonomik dhe financiar. Gjetëm arkën e shtetit bosh. Gjetëm shqiptarë të angazhuar në sipërmarrje dhe kërkonin borxhet që ua kishte shtetit. Gjetëm edhe një mal me borxhe në energji.

Gjetëm një Shqipëri ku gjysma paguanin dhe gjysma nuk paguanin. Ata që paguanin jepnin para edhe për ata që vidhnin energji.

Gjetëm një Shqipëri ku krimi ishte ulur këmbëkryq në çdo qytet. Gjetëm një Shqipëri, kur për 25 vjet u tha klub më klub, shpi më shpi se nuk ia vlen dhe se ky vend nuk bëhet.

Në tre vjet e gjysmë ne kemi dhënë provën se vota e shqiptarëve na dha mundësinë të bëjmë realitet shtetin që na duhet.

Ne s’jemi të gjithë njësoj. Po të ishim të gjithë njësoj ata s’do ishin futur në çadër, nga frika e vetingut. Nga frika e reformës në drejtësi. Po të ishim të gjithë njësoj, ata do ishin me ne dhe sot do kishte filluar pastrimi i Shqipërisë. Ne duam që prokurorët e korruptuar dhe gjykatësit të shporren”
, u shpreh Rama nga Korça. 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Disa konflikte do të zgjidhen me një shqetësim apo një keqkuptim nga e kaluara... horoskopi për sot

Disa konflikte do të zgjidhen me një shqetësim apo një keqkuptim nga e kaluara... horoskopi për sot