Dështimi i opozitës 'verore'

Dështimi i opozitës 'verore'

Lulzim Basha

Prej kohësh Partia Demokratike, përmes ervinëve, ka paralajmëruar se do të publikojë skandale të “rënda” që implikojnë zyrtarë të lartë të qeverisë deri në nivel ministri dhe zv/ministri. Këtë gjë e ka theksuar prej afro 1 muaji deputeti i PD-së Ervin Salianji, gjithmonë kur ai del para mediave. Ervini madje ka deklaruar se “kjo do të jetë një verë përvëluese për qeverinë” duke shtuar se shumë shpejt do të publikohen skandale që do të tronditin nga “themelet” kabinetin qeveritar. Pra me fjalë të tjera, Partia Demokratike, e vetme (pa LSI) ka vendosur të nisë opiozitën verore, pasi ka dështuar në opozitën dimërore, pasi ka dështuar në aksionet e saj spektakolare si në protestat “popullore”, apo në qëndresat e saj parlamentare, ku nuk ka la thasë me miell dhe bikurina me vezë pa hedhur mbi foltore.

Kjo opozitë, do të mbahet mend si “opozita e shpikjeve dhe e racionalizimeve”, si dikur quheshin bërthamat teknike të uzinave dhe fabrikave të socializmit. De facto dhe de jure, PD e ka nisur opozitën “verore”, dhe kjo duket tek qëndrestarët e grupimit parlamentar, tek grushtimet e fundit të deputetëve të saj në rrethe si në Peshkopi dhe Ervinit të Bashës në Tiranë, që veç etikës kanë humbur tashmë edhe qetësinë verore.

Duke u urdhëruar çdo ditë nga shefat lart, dhe jo nga koshienca njerëzore (pasi politikanët nuk sillen kurrë ashtu) shpura e zotit Basha nuk po kursen asgjë për të prishur takimet qeveritare, takimet e punës në komisionet parlamentare, apo deri edhe intervistat e çdo titullari institucioni, duke i mbushur mëndjen vetes e kryetarit se “jemi në rrugën e duhur”. Opozita “verore” e PD ka si qëllim jo vetëm prishjen e takimeve dhe mbledhjeve qeveritare dhe parlamentare, por edhe nxirjen e imazhit të vendit në të gjitha kanceleritë europiane. Qëllimi i kësaj opozite “verore” mbetet moshapja e negociatave me BE, mbetet mungesa e vëmëndjes dhe vlerëzimit të Brukselit ndaj Shqipërisë, për të krijuar mendimin se “në Tiranë gjithçka shkon keq, se opozita atje dhunohet”.

Profka të tilla Brukseli dhe Washingtoni kanë kohë që nuk i besojnë, pasi ata e dinë tashmë përmes informacioneve zyrtare nga selitë e tyre diplomatike në Tiranë se, kjo opozitë ka mbetur mbrapa në kohë, në mentalitet, në ide dhe programe politike afatgjata. Të merresh me shpikje dhe shpifje, të merresh me skenarë dhe sajesa tipike lindore, do të thotë të mos duash të kryesh reformimin tënd si parti politike, të mundohesh gjithmonë të errësosh gjithçka të bukur që ka arritur vendi yt, do të thotë të kesh mision antikombëtar dhe antipopullor. Tu besosh ervinëve dhe enkeledëve realizimin e programit opozitar, do të thotë të pranosh dështimin si sukses.

Tu besosh atyre rritjen e numrit të votuesve përmes deklaratave të shtypit dhe grushtimeve me rojet e Parlamentit, do të thotë të humbasësh edhe nja 240 mijë vota të tjera në zgjedhjet e vitit 2021. Të nxjerrësh Salianjin të japë ultimatume se në “korrik do të ketë skandale të tjera që implikojnë qeverinë”, do të thotë të bëhesh gazi botës edhe me aksionet opozitariste verore. Zëra nga selia e demokratëve të zotit Basha thonë se “ervinët kanë kërkuar protesta edhe në korrik edhe në gusht për të tronditur qeverinë nga themelet”. Kaq mjafton të mendosh dhe të besosh se PD ka shkarë në binarë të kalbur dhe nuk ka gjasa të ringrihet kurrë politikisht . Ashtu si edhe vitin e kaluar, kur protesta kjo parti mbajti edhe në korrik, duket se edhe verën e 2018 kjo forcë opozitariste, do ta kalojë duke shkruar parrulla, dhe duke organizuar “protesta të fuqishme popullore” para kryeministrisë dhe ministrive për të kërkuar “rrëzimin e Ramës dhe ministrave të tij ”.

Kush mund ta ndiqte pas këtë parti, këtë opozitë, këtë grupim të marrësh, që jo vetëm nuk dinë të bëjnë politikë të moderuar , por nuk dinë të bëjnë as opozitën e qeverisë. Opozita “verore” si nocion politik është padyshim shpikja më e habitshme e PD, e një partie që edhe pse ka brënda saj milionerë, sërish përpiqet të duket sikur “zemra i qan për popull”, edhe pse shefat e saj pushimet i bëjnë në plazhet më të shtrenjta të globit, sërish përpiqen të mbajnë gjallë “frymën opozitariste” përmes shkruesve të parrullave antiqeveritare. Opozita “verore” gjithmonë sipas Ervinit, pritet të ketë “surpriza të mëdha”, por deri atëhere le të shpresojmë se zoti Basha do të ketë ndërruar mendim, për të mos e lënë PD të diskreditohet fare.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ben Tironci: 20/06/2018 23:50

    Opozita verore na la pa brisqe rroje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Tronditet Nju Jorku, një burrë djeg për vdekje një grua në metro

Tronditet Nju Jorku, një burrë djeg për vdekje një grua në metro