DURRES - Automjeti që përdorej nga zv/drejtori i ALUIZNI-t në Durrës, Gerti Aleksi, u hodh në erë pasditen e djeshme, nga një sasi tritoli e vendosur në të. Burime nga policia bëjnë të ditur se në makinë ishte vendosur rreth 50 gramë tritol, që ka shpërthyer me fitil.
Pas shpërthimit, që fatmirësisht nuk shkaktoi të lënduar, Policia e Durrësit shoqëroi 14 persona, të cilët pasi u morën në pyetje u lanë të lirë.
Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme në shëtitoren "Taulantia" në Durrës, kur makina tip "Land Rover" me targa AA 780 OL, u përfshi nga flakët, ndërsa më herët u dëgjua një shpërthim.
Sipas policisë së Durrësit, pronari i mjetit nuk rezulton zv/drejtori i ALUIZNI-t, por shtetasi A.S i cili nuk figuron me precedentë penal. Ndërkohë burime të pakonfirmuara thonë se makina përdorej nga numri dy i ALUIZNI-t të Durrësit, Gerti Aleksi.
Dyshohet se ngjarja ka lidhje me detyrën e zv/drejtorit të ALUIZNI-t. Burime pranë Policisë së Durrësit nuk përjashtojnë që atentati të jetë një shenjë presioni, për ndonjë legalizim të pa realizuar.
(er.nu/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com