Detaje/Idlir Karkini u arratis
kur dosja shkoi në Gjykatë

Drejtori i Antikrimit Ekonomik në Policinë e Shtetit, Lutfi Minxhozi jep detaje të reja sa i takon arratisjes së biznesmenit nga Kavaja Idlir Karkini pas nisjes së procedimit ndaj tij për tjetërsimin e pronave shtetërore në toka private në bregdetin e Spillesë përmes dokumenteve të falsifikuara. I ftuar në studion e Report Tv, Minxhozi tha se biznesmeni është larguar nga Shqipëria në momentin kur dosja hetimore në ngarkim të personave të përfshirë në aferën e pronave, mbërriti nga Prokuroria në Gjykatë.   

"Ai ka lëvizur ditët kur po i kërkonim Prokurorisë që të dërgonte masat në Gjykatë. Ka një dyshim për rrjedhje të këtij informacioni që ka ndodhur jo vetëm me zotërinë, por edhe me një tjetër, ku të dy janë larguar", u shpreh Minxhozi, i cili sqaroi se pronat e sekuestruara do t'i kthehen shtetit. "Pronat e sekuestruara do t'i kthehen shtetit. Pritet të ndërhyjë edhe Avokati i Shtetit për t'ia kthyer shtetit. Ky fenomen është i shtrirë edhe në zona të tjera bregdetare", tha ai. 

Minxhozi theksoi gjithashtu se është kërkuar masë arresti me burg edhe për kryebashkiakun e Rrogozhinës, Beqir Nuredini, të cilin Gjykata e la në detyrim paraqitje si dhe i bllokoi pasaportën. "Kemi kërkuar masë arresti edhe për kryebashkiakun e Rrogozhinës Beqir Nuredini. E kam lexuar reagimin e tij se është i gatshëm për t'u hetuar, por nuk mund t'i falet kryetarit të bashkisë që të kryhet gjithë ky proces dhe të jetë i pafajshëm". 

idlir karkini
(Biznesmeni i arratisur, Idlir Karkini)

Si u tjetërsuan pronat shtetërore në Spille
Kreu i Antikrimit Ekonomik në Policinë e Shtetit, Lutfi Minxhozi zbardh edhe skemën e ndjekur nga falsifikatorët në tjetërsimin e pronave në bregdetin e Spillesë. Ai tha se në dokumente janë përdorur vula të viteve të fundit, në një kohë kur ndarja e pronave sipas ligjit 7501 është bërë në fillim të viteve '90. 

"Është një abuzim shumë i madh, jo vetëm në këtë territor por edhe në zona të tjera bregdetare. Sjell në vëmendje operacionin "Ranishtja" në Kavajë, në Durrës në zonën e Ishmit, ku janë përfituar toka në bregdet me dokumente të falsifikuara. Janë ish-kryetarë komunash, juristë, punonjës të hipotekave, ALUIZNI-t, bashkive të përfshirë. Po hetohen edhe për pastrim parash. 

Tokat janë paraqitur sikur janë ndarë me ligjin 7501, duke e ndarë tokën te banorë të zonës të cilët nuk janë në dijeni për këtë, një pjese u janë marrë kartat e identitetit dhe përpara noterëve janë paraqitur sikur këto toka i kanë shitur. Por ata kanë bërë gafa, sepse kanë vendosur vula të kësaj periudhe për vitet 1994-1995, kur është ndarë prona sipas ligjit 7501"
.  

Intervista e plotë e Drejtorit të Antikrimit Ekonomik, Lutfi Minxhozi:

Z.Minxhozi, sa kohë keni që po hetoni në lidhje me abuzimin me pronat në bregdetin e Spillesë në Kavajë?

Kam gati 1 vit që po hetoj bashkë me prokurorinë e Kavajës për abuzimet që janë bërë me pronat në zonën e Spilles, kryesisht në zonën bregdetare , por që janë transformuar dhe shndërruar në prona private me abuzimin me dokumente false, gjoja sikur janë ndarë sipas ligjit 7501 por që në fakt përpilimi i dokumentacioneve është bërë në 4 vitet e fundit dhe është i gjithi false.  

Personat që janë bërë publik deri tani ka zyrtarë të tjerë të përfshirë në këto abuzime korrupsioni? 
Pa dashur të hyj në detaje të hetimit, pjesa më e madhe e të implikuarve janë të arrestuar ca janë me masa detyrim për paraqitje, megjithëse policia ka këmbëngulur që masat të ishin për të gjithë personat që janë të përfshirë në këtë rrjet. Edhe Ministri i Brendshëm ka qenë tepër i interesuar zakonisht i përqendruar deri në fund ky proces se është një hap shumë i madh. Shumë zyrtarë janë përfshirë edhe në operacionin Ranishtja, që ishte dhe rasti i Kavajës, u arrestuan disa zyrtarë dhe janë sekuestruar 36 hektarë tokë dhe janë përvetësuar në këtë mënyrë, po kështu dhe rasti i dytë që është i Spilles që janë rreth 110 mijë metra katrorë tokë në bregdet, po ashtu dhe operacioni i 3 që u bë disa ditë më parë në Durrës, në zonën e Ishmit. një zinxhir drejtuesish vendorë, të regjistrimit te pronave të paluajtshme, hipotekash, juristë, punonjës të ALUIZNI-t dhe të bashkisë që janë përfshirë në këtë proces.

Si është bërë falsifikimi i dokumenteve dhe çfarë provash keni zbuluar në lidhje me këtë? 
Tokat janë paraqitur sikur janë ndarë me ligjin 7501, ka filluar një proces i gjatë dhe duke përfshirë edhe ish-kryetarët e komunave duke bërë një ndarje të tokës sipas ligjit 7501, me banorë të zonës të cilët edhe nuk kanë dijeni për këtë proces, i janë marrë deklaratat dhe kartat e identitet për qëllime të ndryshme dhe janë bërë veprime pranë noterëve sikur këta persona sikur këtë tokë e kanë shitur personave të tjerë. Pra janë hartuar një zinxhir dokumentacioni u falsifikuar sikur toka është dhënë në vitin kur është bërë ndarja tokës në bazë të ligjit 7501 por gjithë ky dokumentacion është hartuar në këtë periudhë ku dhe kanë bërë gafa shumë të rënda ku kanë vënë vulat e kësaj periudhe për vitin 1995-96-2003 kur është ndarë dhe është marrë toka 

Grupi i personave që është nën hetim ka tjetërsuar vetëm këtë pronë apo ka edhe prona të tjera dhe po hetohet për këtë gjë?
Nga hetimet e deri tanishme ne e kemi dhënë sipërfaqen që janë të dokumentuara por ka dhe prona të tjera jo vetëm në Spille por dhe në zona të tjera të cilat janë nën hetim por kërkojnë pune intensive bashkë me prokurorinë.

A po hetoni dhe për dekonspirim të këtij operacioni pasi njëri nga të akuzuarit kryesor siç është dhe Ilir Karnini i cili rezulton të jetë i larguar nga Shqipëria  në 11 Shkurt 2018?
 Në fakt Ilir Karkini ka lëvizur në ditët që ne po i  kërkonim prokurorisë të dërgoheshin masat në gjykatë  dhe prokuroria ka dërguar masat për vlerësim në gjykatë dhe në këtë periudhë është larguar kështu që ka një dyshim për një rrjedhje të këtij informacioni që ka ndodhur dhe jo vetëm me këtë zotërinë Karkini por dhe me dikë tjetër, të dy janë të larguar dhe nuk kanë qenë në punë gjithë ditët që është kryer procesi. Nga dërgimi i akteve në gjykatë deri në daljen e zbardhjen e urdhrave të arrestit pra janë larguar të dy personat, njëri është jashtë shtetit dhe tjetri nuk është paraqitur në punë dhe janë në kërkim.

Çfarë do të ndodhë tashmë me këto prona tashmë? Janë sekuestruar dhe do t’i rikthehen shtetit apo duhet të presim se ka procedura?
Janë sekuestruar dhe do i kalojnë shtetit, është një procedurë që duhet bërë dhe me avokatin e shtetit  në bashkëpunim të hetimit dhe me prokurorinë  do bëjmë një material të plotë. Dhe këto prona duhet të regjistrohen dhe të kalohen në pronë të shtetit. 

Ka dhe ish-zyrtarë të ish komunave të cilët do të hetohen. Ka  dyshime te arsyeshme se ka dhe të tjerë ish zyrtarë ose përfaqësues të lartë të shtetit që kanë bërë shkelje te ligjit qoftë me pronat ,qoftë me prona të tjera shtetërore që mund të mos jenë bregdetare? 
Personat që janë implikuar direkt në këtë proces ne i kemi akuzuar në bashkëpunim me prokurorinë kemi ngritur akuza dhe kemi paraqitur provat  ne nuk do kursejmë asnjë person që është implikuar në këtë proces se është i gjerë. Ky është një  operacion i 3 në këtë fushë nuk do kursehet asnjë në këtë drejtim kemi mbështetje që të shkojë dhe është një proces i cili deri në fund do na kërkojnë shumë kohë dhe angazhim dhe po studiojmë një model kroat dhe po përpiqemi ta zbatojmë, për arsye se shumë zona bregdetare po përvetësohen në mënyrë abuzive dhe jo vetëm në këtë formë po dhe në forma të tjera me akt shitblerjesh. Duhet bërë që kjo vepër penale mos të amnistohet.  

Jemi ndeshur me shprehjen “mafie e pronave”, jeni ju në dijeni se ka persona të tjerë zyrtarë të lartë të shtetit përveç ish drejtueseve të komunave që mund të jenë përfitues në mënyrë të kundraligjshme qoftë bregdetare por dhe të zonave të tjera? 
Mafia presupozon se kontrollon gjithë territorin dhe realisht ky është karakter i mafioz se të veprosh në një territor të caktuar të përfshish zyrën e ALUIZNI-t, Hipotekën, zyrën e bashkisë, është e natyrës së mafies që deri tani na rezulton në nivele vendore mund të ketë dhe persona të tjerë që mund të kenë përfituar por do të zbardhet gjatë hetimit.

Në gjithë këtë skandal që është bërë publik gjatë ditëve të fundit ka qenë i përfshirë edhe Kryebashkiaku i Rrogozhinës tashmë i cili është bllokuar pasaporta po dhe gjithashtu ka dhe detyrim paraqitje nga ana e gjykatës. Do të vijojnë më tej hetimet? 
Realisht dhe ndaj Kryetarit te Bashkisë së Rrogozhinës ka filluar hetimi dhe ne kemi kërkuar që ndaj të ishte marrë masa e arrestit sepse është i përfshirë në këtë proces pavarësisht se ajo është në aspektin e implikimit direkt dhe ai ka dhënë leje për shumë ndërtesa në territor që pa marrë leje tek institucionet Ministria e Turizmit apo pa marrë leje fare janë ndërtuar ndërtesa me beton dhe është një veprim që ai nuk mund ti shmanget kësaj përgjegjësie ligjore.

Ai ka thënë që ka vënë në dispozicion të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për ju, është kjo një ndihmë apo një justifikim nga ana e tij?
Ai ka dalë dhe publikisht dhe ka thënë se unë do të mbështes hetimin por unë personalisht si pjesë e këtij hetimi nuk e përjashtoj dot nga përgjegjësia ligjore që ai ka, në shpërdorimin e detyrës ose qoftë dhe mosveprimit është totalisht i përfshirë në këtë proces, nuk i falet një Kryetar Bashkie që të kryhet gjithë ky proces dhe të jetë i pafajshëm.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këto janë pemët më të veçanta në mbarë botën për festat e fundvitit

Këto janë pemët më të veçanta në mbarë botën për festat e fundvitit