Atentati në Durrës/ Dy vëllezërit u qëlluan nga një 'Toyota' gri, dyshohet për prishje pazari! Një nga viktimat u deportua nga Franca për trafik droge në 2018

DURRËS- Prishja e pazareve të drogës është pista kryesore ky po hetohet për ekzekutimin me 56 plumba të dy vëllezërve, Viktor dhe Besimir (i njohur si Miri) Haxhia një ditë më parë. 24 orë pas atentatit mafioz, policia dhe prokuroria ende s'kanë një autor të dyshuar të këtij krimi në të cilin u ekzekutuan dy vëllezërit, teksa Report Tv ka zbardhur detaje të reja lidhur me këtë ngjarje të rëndë që tronditi opinionin publik ku vendi është në gjendje të fatkeqësisë natyrore për shkak të COVID-19. Gazetari Arsen Rusta bën me dije se në vitin 2018, një nga vëllezërit,  Besmir Haxhiaj është deportuar nga Franca në vitin 2018 ku ka qenë person i dyshuar për përfshirje në narkotrafike, dhe pikërisht prishja e pazareve të drogës është pista kryesore ku po hetohet.

Nga analizim i kamerave të sigurisë, është dalluar një automjet Toyota ngjyrë gri, që dyshohet t'i përkiste autorëve. Mjeti është larguar në drejtim të Fushë- Krujës, teksa ndryshe nga sa është parë në atentatet e tjera, nuk është gjendur një makinë e djegur pak metra larg vendit të ngjarjes, tregues i rëndësishëm ky se e gjithë ngjarja ka qenë e mirëmenduar. 

Nga ekzaminimi vendngjarjes janë gjetur 56 gëzhoja të sekuestruara ndërsa autorët e përfshirë në krim janë tre persona, dy ekzekutorët që kanë përdorur armët automatik kallashnikov dhe një i tretë që ka shërbyer si shofer. Rezulton se hapja e zjarrit është bërë nga pozicion i ndaluar, e për pasojë ky detaj shton dyshimet se autorët dhe viktimat njiheshin me njëri tjetrin. Makina e viktimave nuk ka devijuar nga trajektorja e lëvizjes gjë që vërteton se ka qenë e ndaluar në momentin kur është hapur zjarr. Ndërkohë nga breshëria e kallashnikovit, nuk kanë shpëtuar edhe 2 automjete të parkuara aty pranë, një 'Range Rover' dhe 'C Class' të cilët kanë marrë plumba në xhamin e përparmë, por fatmirësisht nuk ka pasur persona të tjerë aty pranë, që mund të çonte në një bilanc më tragjik të viktimave.

Deri më tani, mësohet se janë shoqëruar rreth 40 persona, 4 prej të cilëve ditën e sotme, tregtarë, rojet e parkingjeve të një subjekti aty pranë, si dëshmitarë në vendngjarje apo të afërm të dy vëllezërve, por asnjë autor i dyshuar. Ndërkohë, në duart e grupit hetimor janë 2 celularët e viktimave të cilët po analizohen përsa i përket thirrjeve që ata kanë marrë apo kanë drejtuar, ndërsa ata nuk kanë patur armë me vete.

Report Tv solli ditën e djeshme pamje ekskluzive kur trupat e dy vëllezërve Viktor dhe Besmir Haxhiaj nxirren të pajetë nga makina tip 'Golf'.

Hetimet për këtë atentat po udhëhiqen nga prokurori Gëzim Veizi dhe zv. drejtori i policisë së shtetit Ton Vocaj të cilët mesditën e kësaj të martë kanë zhvilluar edhe një mbledhje me drejtues të policisë e shefat e krimeve në Durrës.

Por kush janë dy vëllezërit?
Viktor dhe Besmir Haxhia nuk janë të panjohur në Durrës, pasi në qytetin bregdetar kanë disa biznese. Në Qendrën Kombëtare të Biznesit rezulton se Viktor Haxhia ka një kompani me emrin 'BV AUTO'. Nisur nga emri i kompanisë, Viktori rezulton se e ka pronësi me vëllanë. Dy vëllezërit kishin një servis te tregu i makinave në Shenavlash, shërbim karotrec, tregtonin dhe jepnin me qira automjete, gjithashtu import-eksport të tyre, por edhe shërbim i transferimit të parave, exchange, siguracione, agjenci udhëtimi, etj. Report Tv mëson se dy vëllezërit pas disa ditëve mbyllur për shkak të karantinës sot kishin hapur edhe biznesin Exhcange për herë të parë. Gjithashtu Viktori, që ishte vëllai i vogël ishte jurist. Besmiri ishte i martuar dhe kishte një fëmijë.

1588057494_haxhia.jpg

Viktor dhe Besmir Haxhia

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:08
Pista e re nga hetimet/ Besmir Haxhia u deportua nga Franca për trafik droge në 2018 (VIDEO)

Report Tv mëson se ndër pistat e hetimit për atentatin në Durrës është edhe e shkuara e vëllezërve Haxhiaj jashtë vendit. Burime nga grupi hetimore bëjnë me dije për Report Tv se në vitin 2018  Besmir Haxhiaj është deportuar nga Franca ku ka qenë person i dyshuar për përfshirje në narkotrafik.

Aktualisht në drejtorinë e policisë së Durrësit ndodhet zv.drejtori Tonin Vocaj që po zhvillon një mbledhje me vartësit dhe prokurorin e cështjes. Po analizohen pamjet filmike deklarimet e 40 të shoqëruarve dhe lëvizjet e vëllezërve Haxhiaj përgjatë javëve të fundit. Në krim janë përdorur dy armë automatike.

Ora 11:03
Gjendet një tjetër gëzhojë rrugën e 'mallkuar', dy vëllezërit u ekzekutuan me 56 plumba

Gëzhojë e gjetur sot në vendin e ngjarjes

Mëngjesin e sotëm, grupi hetimor ka shkuar sërish në vendngjarje ku u ekzekutuan dy vëllezërit Viktor dhe Besimir (i njohur si Miri). Nga këqyrja e vendngjarjes, është gjetur edhe një gëzhojë tjetër, që do të thotë dy vëllezërit janë ekzekutuar me 56 plumba kallashnikovi. Kjo rrugë është cilësuar si e "mallkuar", pasi më pasi në datë 2 mars ndodhi një tjetër vrasje e dyfishtë, ku njëri prej viktimave kishte një pikë servisi, ndërsa në 11 prill u përplasën 5 makina, ku njëri nga të plagosurit u konfirmua me COVID-19.

Ora 10:27
Ekzekutimi i dy vëllezërve në Durrës/ Plumbat nuk kursyen 'Range Roverin' dhe 'C Class-in' e parkuar (VIDEO)

Report Tv ka qenë ditën e sotme në vendin e ekzekutimit të dy vëllezërve, në qytetin e Durrësit. Gazetari Arsen Rusta bën me dije se nga breshëria e plumbave ku janë zbrazur 2 karikatorë kallashnikovi, nuk i kanë shpëtuar as makinat e parkuara aty pranë. Siç shihet në pamje, dy makina të parkuara aty pranë,  'Range Rover' dhe C Class-i kanë marrë plumba, por fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.   

Shenjat e plumbave te dy makina te parkuara
B.K./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Frika nga varianti Delta, a është momenti i vaksinimit me detyrim për kategori të caktuara të popullatës ?

Komento

Komente

  • Francez: 28/04/2020 18:23

    ky mori cfare ka kerkuar me kohe. duhej ta kishte bere hesapin e kokes se tij dhe te familjes kohe me pare. pa lidhje korona ... ketij ja kishin prere bileten .... nuk i gezon dot kollaj paret e droges pasi ke shkelur mbi shume te tjere.

    Përgjigju
    • Kirorz: 28/04/2020 23:33

      O francez perse Ca ka bo ky I shkreti. Qenke ne dijeni me. Duket. Cfare ka bo qe e kane vra

  • Burokracia: 28/04/2020 14:51

    Kemi 2 muaj vrasje te pezulluara per shkak te korones. Do fillojne vrasjet e mbartura. S’ka plazh

    Përgjigju
  • Noku: 28/04/2020 11:27

    Me rruget bosh dhe makina kryen atentatin dhe zhduket si me qene Harry Potter? Po policia me drone e gjera, as me rruge bosh nuk e kap dot nje makine qe iken nga Durresi ne Fushe Kruje? Policia e durresit duhet te jete me vigjilente.

    Përgjigju
    • Alb: 28/04/2020 15:39

      Policia eshte vigjilente vtm per te ven gjoba qytetareve te thjesht keto jan punet e zotit jo te policis.

    • Ton Ton: 28/04/2020 12:56

      O Noku loku.. ke ngatrru Harry se Poteri nuk u zhdukte me magji.

  • Leo: 28/04/2020 11:21

    patjetër liri lëvizjeje, por patjetër me maska siç është në Vietnam, Japoni, Gjermani etj, ku vërtetohet që rastet po bien

    Përgjigju
  • Kafsha: 28/04/2020 11:10

    Ku jane funderrinat prezantues te emisioneve e bajga te tjera opinioniste te meren me temen e vrasjeve në Shqiperi qe shqiptarët po shuhen me njeri-tjetrin? A ka ndonje Enifevzizheji te beje emisione për kete gje? Faleminderit !

    Përgjigju
    • Ka por...: 28/04/2020 12:29

      Eni ka heq bre.... Blendi ka heq pantallonat.., kush ju ben yzmetin?



×

Lajmi i fundit

John

Flutura Açka përlotet në 'Pa protokoll' për të birin e ndjerë: Njeri i bukur që më tregoi si përballohet vdekja