Detajet e reja nga rrëmbimi i anijes në Nigeri/ Mësohen 2 emrat e marinarëve shqiptarëve të marrë peng, janë babë e bir

Detajet e reja nga rrëmbimi i anijes në Nigeri/ Mësohen 2 emrat e marinarëve shqiptarëve të marrë peng, janë babë e bir

Ndoj dhe Mark Shytani

Të tjera detaje janë mësuar mbi ngjarjen e rëndë të rrëmbimit të ekuipazhit të anijes STEVIA në ujërat e Nigerisë. Burime për Report Tv kanë bërë me dije emrat e dy marinarëve shqiptarë që janë marrë peng nga piratët, së bashku me 6 marinarë ukrainas. Bëhët fjalë për Ndoj Shytani dhe Mark Shytani, babë e bir, 55 dhe 26 vjeç, nga Shkodra dhe jetojnë në Tiranë. 

Burime për Report Tv thonë në anije kanë qenë 3 shqiptarë, 6 Ukrainas dhe kapiteni nga Siria dhe një prej shqiptarëve ka ndaluar në një destinacion para se të merrej peng anija. Ministria e Jashtme thotë se për këtë çështje janë në diskutim me konsullatën në Egjipit. 

Kujtojmë se ngjarja e rëndë është njoftuar që prej ditës së diel ndërkohë që mësohet se pengmarrja ka filluar që prej datës 16 dhjetor. Anija ka flamur kamerunas dhe është regjistruar në shtetin e Kamerunit. Pronari është shqiptar dhe anijen e ka blerë nga një armator bullgar në pranverën e këtij viti. Anija punon me çarterim për kompani të huaja tregtare.

Në rrugën e fundit ajo ishte ngarkuar me mallra në Kamerun me destinacion portin e Lagos. Kur gjendej në radën e jashtme të këtij porti ka rënë pre e piratëve nigerian të cilët nuk kanë rrëmbyer anijen por kanë mbajtur peng 8 pjesëtarë të anijes. Piratët kërkojnë para që të lenë të lirë marinarët.

Dje burime nga kapitenaria e portit të Durrësit thanë për Report Tv se në bazë të ligjeve të detit dhe konventave detare është shteti bullgar dhe ai kamerunas që kanë të drejtë të ndërhyjnë për lirimin e marinarëve. Në kapitenari janë munduar të sigurojnë informacione lidhur me gjendjen e pengjeve dhe sipas tyre ata nuk janë keqtrajtuar nga pengmarrësit

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë