‘Deti, rëra, lumi nuk janë pronë private’, Mentor Kikia: Njerëzit kërkojnë hapësirat publike, nuk kanë mundësi të paguajnë

‘Deti, rëra, lumi nuk janë pronë private’, Mentor Kikia: Njerëzit kërkojnë hapësirat publike, nuk kanë mundësi të paguajnë

Gazetari Menator Kikia, ka ngritur shqetësimin për zaptimin e hapësirave publike në plazhe gjatë sezonit të verës.

Me një postim në rrjetet sociale, teksa ka ndarë edhe një foto, ku shihen pushues të shumtë, Kikia shkruan se hapësirat publike në Velipojë janë mbushur me pushues, ndërsa ato private janë bosh.

Sipas tij, kjo ndodh pasi qytetetarët nuk kanë mundësi që të paguajnë shezlonët. 

“Jepuni njerëzve atë që u takon! Kjo fotografi tregon një plazh publik në Velipojë, hedhur nga kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci.  Shikoni pak… Kjo hapësirë është mbushur nga pushuesit, ndërsa në pjesën private, me shezllonge, thuajse bosh. Çfarë tregon kjo? Njerëzit kërkojnë hapësirat publike, ata nuk kanë mundësi, apo nuk duan, që të paguajnë për tu ulur në rërë, që është pasuri dhe pronë publike. Askund, në asnjë vend, deti, rëra, lumi nuk janë pronë privat”, tha ai.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 27/06/2024 01:49

    100 % dakord me ju z.Kikia.Te pakten te mos ishte ky perpjesetim kaq i zhdrejte ne raportet e ndarjes se plazheve publike e private.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Danimarka 'mbytet' në rebeshin e Dortmundit, Gjermania e mund 2-0 dhe merr biletën për në çerekfinale! Rrufeja ndërpreu ndeshjen për 24 minuta

Euro 2024/ Danimarka 'mbytet' në rebeshin e Dortmundit, Gjermania e mund 2-0 dhe merr biletën për në çerekfinale! Rrufeja ndërpreu ndeshjen për 24 minuta