Korçë/ 13 vjeçarja denoncon se u ngacmua seksualisht nga 64 vjeçari, Flasin familjarët: E joshte me para e patatina

Korçë/ 13 vjeçarja denoncon se u ngacmua seksualisht nga 64 vjeçari,  Flasin familjarët: E joshte me para e patatina

Nëna e 13 vjeçares dhe personi i akuzuar për ngacmim seksual të së miturës

KORÇË- Familjarët e një 13 vjeçareje kanë denoncuar në polici bashkëfshatarin e tyre, 64 vjeçar, se ka ngacmuar seksualisht të miturën. Denoncimi mësohet se është nxitur nga një oficer policie pasi këtij të fundit I kishte treguar gjyshi I të miturës. Mësohet se komisariati i policië së Devollit bëri dhe ndalimin me iniciativë të Z.R

Komisariati i Policisë Devoll ndaloi me iniciativë shtetasin Z. R., 64 vjeç, … (Shenim redaksional: Fshati dhe zona u fshi per shkak të mos cënimit të integritetit të së miturës) pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 13-vjeçare, deklarimet e së cilës u morën në prani të prindërve dhe të psikologes", njofton sot policia e Korçës.

Vajza jetonte me motrat dhe të ëmën, ndërsa I ati punon në Greqi.

Nuk dihet sa kohë ka që 64 vjeçari e ngacmon 13 vjeçaren por denoncimi ka ardhur vetëm ditën e djeshme.

Në dëshminë e tij dhënë për gazetarët, gjyshi la të kuptojë se historinë e kishte mësuar pak kohë më parë por se po përpiqej ta mbyllte mes vedit duke kontaktuar direkt me 64 vjeçarin, por pasi ky i fundit ka refuzuar ka takuar policin e lagjes i cili e ka bindur për të bërë denoncimin.

Ai tregon se i kishin gjetur para vajzës por dhe patatina

“Na vinte në shtëpi me patetina në dorë. Vajza thotë më ka prekur në të gjitha pjesët e turpit por do e shohin mjekët se ka edhe një shënjë në krah” tregon gjyshi.

E ëma thotë se e kishte mësuar vetëm dy ditë më parë kur kishte parë mesazhet që 64 vjeçari i dërgonte të miturës në telefonin e gjyshit. Veç joshjes gruaja thotë se burri e kërcënonte se nëse do të tregonte do t’I vriste të atin.

. E merrte jashtë fshatit vajzën, e gënjente, i jepte lekë,e kërcënonte se do I vriste të atin’ ka thënë ajo

Burime nga policia për gazetarin e Report Tv Armand Braho bëjnë me dije se 13 vjeçarja ka shenja në trup, ndaj dyshohet se 64 vjeçari ka kaluar edhe në kontakt fizik me të. Kjo do të përcaktohet nga veprimet e tjera dhe kontrolli mjekësor që do t’i bëhen vajzës për të kuptuar nëse kemi të bëjmë me një vepër më të rëndë penale.

Në zonë gjyshi thotë se 64-vjeçari njihet si njeri problematik, madje ai thotë se kishte qenë person i dënuar për vrasje dhe përdhunim.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:24
Korçë, flet gjyshi i 13 vjeçares së ngacmuar seksualisht nga 64 vjeçari: E joshte me patatina! Ka qenë i dënuar më parë për përdhunim e vrasje

(Foto: Ne te djathte burri i cili akuzohet se ka ngacmuar seksualisht 13 vjecaren. Ne te majte mamaja e te mitures

Gjyshi i vajzës 13 vjeçare e cila dyshohet se është ngacmuar seksualisht nga 64 vjeçari bashkëfshatar në Korçë ka pranuar se ngjarjen e dinin por po përpiqeshin ta mbanin të mbyllur që të mos përhapej.

Tregon dhe se kur vendosën që të bënin denoncimin.

“Kishte disa kohë që vajza bënte muhabet me 64 vjeçarin. Ne e kishim marrë vesh por donim sikur ta izolonim si muhabet.  Kur pardje unë e kisha lënë telefonin mbi divan kjo (mbesa) erdhi dhe komunikonte me atë. Ajo komunikonte me telefonin tim se nuk ka telefon. Vazhdoi ca kohë dhe unë u mërzita dhe i thashë lere telefonin se më duhet.

Kjo sikur u step dhe u mundua ti fshinte ato që kishte shkruajtur, Unë u detyrova ja mora por nuk e merrja vesh çfarë kishte bërë. Nusja e madhe kunata e mori e hapi dhe lexoi mesazhet. Në mesazhe thoshin ku do takohen. Ata kishin kohë por unë para dy ditësht e zura me telefon. Ata takoheshin edhe jasht fshatit. Mbesa është 13 ai 64 vjeç

Edhe gjyshi ka treguar si burri joshte mbesën e mitur.

“Në gjak jemi por të largët por këtë e joshte me ndonjë lek, na vinte në shtëpi me patetina në dorë. Vajza thotë më ka prekur në të gjitha pjesët e turpit por do e shohin mjekët se ka edhe një shënjë në krah. Policia e mbajti telefonin tim deri në 23:30 i regjistroi të gjitha.

Ai  ka patur numrin tim të telefonin se edhe më ka uruar për sebepe në messenger.

Ai fliste me këtë adresë. Kur vinte vajza me lekë në shtëpi e detyronim të na tregonte ku i gjente dhe na thoshte mi dha filani se e ndihmova. Nuk ja shinim lekët por vinte me qeskë me patetina etj.

Vajza jeton me nënën dhe motrën babain e ka në Greqi.

Gjyshi fillimisht ka kërkuar të kontaktojë me 4 vjeçarin por pasi ky ka refuzuar. Pasi ka takuar një oficer policie  ky I fundit I ka thënë që të bënte denoncimin

“Takoj një punonjës policie dhe i them kështu kështu. Më tha merr dhe telefonin me vete dhe sille. E pa ai dhe kërkoi vajzën për të bërë denoncim. I tha punonjonjësve më ka ngacmuar”

Gjyshi tregon se 64 vjeçari ka qenë I dënuar dhe më parë në një rast për përdhunim të një gruaje në fshat dhe njëherë për një vrasje.

Babai I 13 ende nuk e di.

“Të jatit nuk i kemi treguar as familjarëve të tjerë na vjen ashtu… si tju thuash….

Ora 15:11
Korçë/ Flet nëna e 13 vjeçares e ngacmuar seksualisht: E merrte jashtë fshatit, i ofronte para më pas e kërcënonte se do i vriste babanë nëse do tregonte

 Nëna e 13 vjeçares ka treguar se 64 vjeçari e kërcënonte se do I vriste të atin  nëse do tregonte se e kishte ngacuar seksualisht

“E ka prekur me dorë në pjesë të trupit.E njohim si bashkëfshatar, nuk kishim hyrje-dalje të vinim ne apo të vinin ata as komflikt nuk kishin. E merrte jashtë fshatit vajzën, e gënjente, i jepte lekë,e kërcënonte’ ka thënë ajo

E ëma e ka mësuar dy ditë më parë pasi I kanë kapur mesazhet që ai dërgonte në telefonin e gjyshit.

Ne e pamë kur i ra telefoni para 2-3 ditësh, e pa kunata por nuk tregoi se kishte burrin atje” tha ajo.

/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria humb me Italinë, a ka shanse të kalojë grupin në Euro 2024?



×

Lajmi i fundit

Protesta e dhunshme e PD para bashkisë, lirohet militanti i Rithemelimit

Protesta e dhunshme e PD para bashkisë, lirohet militanti i Rithemelimit