POGRADEC-Deklarimet kontradiktore të bëra para oficerëve të policisë gjyqësore, kanë çuar policinë tek zbardhja e motiveve të ngjarjes dhe arrestimin e autorëve.

Burime nga policia bëjnë me dije për Report Tv se ka qenë dëshmia e Daniel Tola, 39-vjeçaritqë ka mbetur i plagosur në përplasjen fizike, ajo që ka çuar në zbardhjen e plotë të ngjarjes së ndodhur në fshatin Braçanj të Devollit.

I marrë në pyetje nga grupi hetimor që po merret me çështjen në fjalë, 39 vjeçari ka pranuar se ndaj tij dhe viktimës ishte ngritur një kurth dhe se prishja e pazareve të drogës çoi në përplasjen fizike. Tola ka pohuar gjithashtu se ka qënë Mentor Burnazi si ndërmjetës ai që i ka futur në kurth dy shokët që më pas janë dhunuar nga David Myrte me mjete të forta duke i shkaktuar 39 vjeçarit Tola plagë të rënda dhe i ka shkaktuar vdekjen shtetasit Zarif Alliut.

Kishim rënë dakord për të shkëmbyer porosinë në fshatin Braçanj, dhe drogën do ia dorëzonim David Myrtes ku si ndërmjetës për këtë ishte Mentor Burnazi. Murte ishte ai që prishi pazarin që kishim lënë dhe më pas na sulmoi me mjete të forta. Kishim rënë në kurthin e ngritur nga Myrte dhe Burnazi”- mendohet të ketë deponuar në polici 39 vjeçari Tola.

Si pasojë e këtij deponimi policia ka arrestuar edhe Mentor Burnazin për dëshmi të rreme.
Burnazi në deponimin e tij para oficerëve të policisë kishte deklaruar se viktima, i plagosuri dhe vetë Burnazi kishin rënë pre e grabitësve kur po tentonin kalimin ilegal të kufirit, çka rezultoi një deklaratë e rreme.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)