Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu inspektoi qendrën shëndetësore verore në Shëngjin, të hapur posaçërisht për sezonin veror në një prej zonave më të frekuentuara gjatë stinës së verës. 

Ministrja tha se mbi 9600 qytetarë kanë marrë shërbimin mjekësorë pranë qendrave verore  të hapura që nga 1 Qershori.

Ministrja Manastirliu foli dhe për procesin e dezinsektimit, i cili po vijon edhe në veri të vendit, pas përfundimit të fazës së parë në zonat më problematike në Divjakë, Darëzesë, Seman, etj.

Veç Shëngjinit plazh, një qendër shëndetësore verore është hapur edhe në plazhin e Tales në Lezhë, ku shërbimi me mjekë dhe infermierë është dyfishuar për shkak të fluksit të pushuesve.