DHËRMI - Policia e Vlorës ka arrestuar 3 persona të dyshuar për vrasjen e kamarierit 28 vjeçar nga Elbasani Denis Vyshka ditën e djeshme në plazhin e Drimadhës në Dhërmi. Sipas policisë në pranga kanë rënë  Ervis Zylfaj 24 vjeç, Altin Imeraj  35 vjeç  bashkepronare të lokalit “Shija e Detit” si dhe Miklovan Zymeraj, 20 vjeç, kuzhinier i lokalit, të tre banues në Tiranë.
 
Sipas policisë, këta persona, në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë dhunuar me sende të forta gjatë orëve të para të dites se djeshme Denis Vyshkën. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se të arrestuarit kanë ushtruar dhunë ndaj viktimës me pretendimin se viktima kishte përvetesuar një shumë parash prej 500.000 lekë të reja që i përkisnin autorëve.

Mbasi kanë ushtruar dhunë deri në vdekje të viktimës në ambientet e lokalit, Miklovan Zymeraj, e ka transportuar trupin e viktimës me një automjet tip Ford Fokus me portobagazh deri në 300 m larg lokalit dhe e ka hedhur.
 
Po ashtu efektivët blu kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjetin si dhe sendet që kanë sherbyer për të ushtruar dhunë ndaj viktimës.  Materialet procedurale ju referuan organit të Prokurorise për veprën penale "Vrasje me dashje" e kryer në bashkëpunim.

denis vyshka
(Në foto: Viktima, Denis Vyshka, kamaerieri 28 vjeçar nga Elbasani) Foto të tjera

Përforëcimet lidhur me dyshimin për vrasjen nga ana e pronarëve u përforëcua edhe nga ana e pastrueses Dorina Sako 43 vjeç, e cila mbërriti e dhunuar në spitalin e Vlorës, dhe ku akuzoi pronarët si autorë të dhunës ndaj saj si dhe të vrasjes së kamarierit 28 vjeçar. Madje në dëshminë e saj ajo tha se ishte hedhur nga kati i dytë i hotelit për t'i shpëtuar dhunës. 

28 vjeçari nga Elbasani kishte vetëm 10 ditë që kishte filluar punë, ndërsa trupi i tij i pajetë u gjet nga pushuesit të cilët njoftuan uniformat blu. Nga ana tjetër familjarët e viktimës kanë tërhequr trupin nga morgu pa përfunduar ekspertiza mjekoligjore pasi sipas tyre nuk ka më vlerë, të lihet më në morg.

Vritet kamarieri 28 vjeçar, dyshohet nga pronari 
Një kamerier i ri, i cili punonte në një hotel në plazhin e Drimadhes së Dhërmiut është gjetur nga pushuesit i pajetë dhe i dhunuar në bregdet, ndërsa pastruesja e këtij hoteli akuzon pronarin, Altin Ymeraj, si autor i vrasjes.

28-vjecari Denis Vyshka nga Elbasani kishte vetëm 10 ditë që kishte nisur punë si kamarier në hotelin “Shija e Detit” në plazhin e Dhërmiut. Ai dyshohet se është dhunuar për vdekje me mjete të forta nga pronari Altin Ymeraj, për një borxh të pashlyer prej 500 mijë lekësh të reja. 

Trupi i tij i pajetë u gjet rreth 300 metra larg hotelit ku punonte, ndërsa dyshimet e policisë për vrasje janë përforcuar edhe nga dëshmia e pastrueses se hotelit, Dorina Sako, e cila ka mbërritur e dhunuar në spitalin e Vlorës. 43-vjeçarja ka deklaruar se është dhunuar nga pronari i hotelit, duke e akuzuar atë njëherësh edhe për vrasjen e 28 vjeçarit Vyshka.

denis vyshka
(Në foto: Viktima, Denis Vyshka, kamarieri 28 vjeçar nga Elbasani) Foto të tjera

Sipas 43 vjeçares ajo është keqtrajtuar në një dhomë të hotelit, ndërsa për t’i shpëtuar dhunës ajo është hedhur nga kati i dytë i hotelit dhe ka vrapuar të shpëtojë prej tyre.

Kanë qenë kalimtarë të rastit ata që e kanë transportuar me makinë drejt spitalit të Vlorës. Sakaq, 10 punonjës te hotelit bashkë me pronarin Altin Ymeraj janë ndaluar nga policia lidhur me këtë ngjarje.

Ngjarja e rëndë ka shokuar pushuesit në plazhin e Drimdhës i cili në këtë periudhë të vitit është më i frekuentuar gjatë këtij sezoni turistik.

kamarieri vlore
(Në foto: Vendi ku gjet viktima, Denis Vyshka) Foto të tjera

Punonjesja e lokalit mberrin e dhunuar ne spitalin e Vlores, akuzon pronarin edhe per vrasjen e kamarierit
Dyshimet e policisë për vrasje janë përforcuar edhe nga dëshmia e një tjetër punonjëseje të hotelit. Dorina Sako ka mbërritur e dhunuar në spitalin e Vlorës. 43-vjeçarja ka deklaruar se është dhunuar nga pronari i hotelit, duke e akuzuar atë njëherësh edhe për vrasjen e kamerierit nga Elbasani. Bluzat e bardha të spitalit të Vlorës thanë se 43-vjeçarja është paraqitur me goditje në kokë, duar dhe fraktura në të gjithë trupin, por është jashtë rrezikut për jetën. Sipas tyre, punonjësja e lokalit është dhunuar rreth orës 4 të mëngjesit të së Enjtes. Policia është duke marrë në pyetje 43-vjeçaren, për të zbardhur deklaratat e saj dhe për t’i vërtetuar ato.
 
kamarieri vlore
(Në foto: Vendi ku gjet viktima, Denis Vyshka) Foto të tjera

Pastruesja u dhunua nga pronari...u hodh nga kati 2 i hotelit per të shpëtuar
Pastruesja e hotelit dyshohet se është dhunuar nga pronari në një nga dhomat e hotelit, pasi dyshohet se kishte dijeni për vrasjen. Për t’i shpëtuar dhunës ajo është hedhur nga kati i dytë i hotelit dhe ka vrapuar të shpëtojë prej tyre. Kanë qenë kalimtarë të rastit ata që e kanë transportuar me makinë drejt spitalit të Vlorës.

kamarieri vlore
(Në foto: Vendi ku gjet viktima, Denis Vyshka) Foto të tjera

Shoqerohen 10 punonjes te lokalit bashke me pronarin
Sakaq, 10 punonjës bashkë me pronarin Altin Ymeraj janë shoqëruar,  dyshohet sipas policisë të kënë lidhje me vrasjen e kamerierit, Vyshka.
 
Policia mbërriti në vendngjarje pas njoftimit nga ana e qytetarëve të cilët kanë gjetur edhe trupin e pajetë në bregdet rreth orës 10:50 të mëngjesit të sotëm, pak metra larg hotelit, “Shija e Detit” ku punonte si kamarier.

vlore kamarieri lokali
(Në foto: Hoteli "Shija e Detit" ku punonte viktima, Denis Vyshka) Foto të tjera

vlore kamarieri lokali
(Në foto: Hoteli "Shija e Detit" ku punonte viktima, Denis Vyshka) Foto të tjera

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)