Dhjetë lajmet më të klikuara në Shqiptarja.com për vitin 2023

Dhjetë lajmet më të klikuara në Shqiptarja.com për vitin 2023

Shqiptarja.com e ka bërë traditë për të publikuar më 1 janar lajmet më të klikuara nga shqiptarët të vitin që lëmë pas.

Sot po rendisim lajmet më të klikuara për vitin 2023.

Renditja tregon trendin e ri. Report Tv është jo vetëm është një ndër kanalet televizive më të ndjekura në Shqipëri por vihet re dhe një rritje e ndjeshme e shqiptarëve të cilët duan ta ndjekin përmes ekranit të vogël të telefonit, lapatop apo kompjuterit.

Shikueshmëria e Report Tv përmes linkut livestream në Report Tv live, është shumë fishuar në krahasim me vitin 2022.

Kategoritë më të lexuara mbeten kronika, politika, bota por nuk mbeten pas horoskopi dhe showbiz.

Po kush janë lajmet më të klikuara?

1 - Kartëmonedhat e vjetra në qarkullim, Banka e Shqipërisë njofton afatin përfundimtar të këmbimit

Skadimi i afatit më 31 dhjetor 2023 për këmbimin e disa kartëmonedhave të vjetra që ende qarkullojnë ka qenë lajmi më i lexuar. Bërja publike e njoftimit nga Banka e Shqipërisë më 12 dhjetor nxiti interesin e qytetarëve për të parë kartëmonedhat të cilat më 1 janar e tutje nëse do t’i kishin në portofolat apo sirtaret e tyre nuk do të ishin vetëm relike dhe jo vlerë monetare

2 – Skandal në bashkinë e Kukësit, Safet Gjici filmohet duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrë! Shkarkohet nga qeveria! SPAK nis hetimet

Më 19 qershor nëpër whatsapp do të përhapej me shpejtësi një video ku Safet Gjici i cili kishte vetëm një muaj që kishte fituar zgjedhjet në bashkinë e Kukësit kryen marrëdhënie seksuale me një vajzë në zyrën e tij në godinën e bashkisë së këtij qyteti. Skandali u pasua me arrestimin e Safet Gjicit për korrupsion pasiv ndërsa protagonistja e videos Alma. K akuzohet për korrupsion aktiv. Tashmë çështja është në gjykatë dhe prokuroria e Posaçme e akuzon ish kryebashkiakun e Kukësit se pasi përfitoi favore seksuale i premtoi gruas ta ndihmojë me projektin e mbrojtjes së qenve në këshillin bashkiak.

3-   Mbytja e babait me dy djemtë në Vilë-Bashtovë, dëshmitari: I pari u mbyt djali 13 vjeç! Roja e njerëzit u futën t’i shpëtojnë, por kishte dallgë

E diela e 9 korrikut 2023 duhej të ishte një e dielë fantatike buzë detit por nuk ishte kështu për familjen Halilaj. Babai Elvis 50 vjeç dhe dy djemtë e tij 13 dhe 15 vjeç nuk arritën të dilnin nga deti si pasojë e detit të trazuar duke humbur jetën të tre. Tragjedia u shënua në plazhin e Vilë-Bashtovës në Kavajë. Një dëshmitar tregon si njerëzit hynë në det për ti ndihmuar por nuk mundën ti shpëtonin jetën

4- Ylli Manjani revoltohet me këngën e Adem Jasharit në stadium: Ajo është një këngë e tmerrshme, s'ka lidhje me futbollin

 2023-shi do të jetë një nga ato që në kujtesën e çdo tifozi kuqezi. Kombwtarja shqiptare ia doli tw kualifikohet nw Euro 2024. ‘Mora Fjalë’ kënga e kompozuar nga Naim Gjoshi dhe kënduar nga Shkurte Fejza, u kthye në një ‘himn’ nw tw gjitha ndeshjet e kombëtares.

Tifozët në stadium e kanë bërë traditë këndimin e vargjeve të këngës kushtuar heroit të UÇK-së Adem Jasharit.

Një koment i postuar në facebook nga Ylli Manjani i cili shprehte rezerva në lidhje me këndimin e kësaj këngë në stadiume, pasi sipas tij nuk kishte lidhje me futbollin shkaktoi shumë polemika dhe debate nëpër rrjete sociale.

 5 – Vdekja e 3-vjeçarit, mesazhet që i ati i dërgonte klinikës: Hape telefonin, se me i ndodh gjë çunit mos kemi llafe (FOTO)

Humbja e jetës së 3 vjeçarit Brian Spahiu pas një ndërhyrjeje për demineralizimin e 14 dhëmbeve në klinikën Splendent tronditi opinionin publik.

I vogli humbi jetën pak ditë pas ndërhyrjes,  ndërsa i ati përmes postimeve të mesazheve në ëhats app tregonte se kishte tentuar disa herë të kontaktonte me mjekun Roland Xhaxho pasi I biri ishte në reanimacion por ky I fundit nuk ia kishte hapur telefonin. Dosja vijon të hetohet.

6 -   Vajza në videon e Safet Gjicit, pjesë e një emisioni investigativ si ‘agjente e SHISH’: A ishte skenar i parapërgatitur?

Videoskandali në bashkinë e Kukësit tërhoqi vëmendjen e shqiptarëve.

7 - Itali/ U fut në kishë duke bërtitur “Allahu Akbar”, humb jetën 39-vjeçarja shqiptare, vihen nën hetim dy policët që e ndaluan

Një shqiptare 39-vjeçare hyri në kishë gjatë një ceremonie mortore duke bërtitur “Allahu Akbar” dhe tentoi të rrëzojë statujën e një shenjtori, renditet në vendin e 7.

8 Xhensila Myrtezaj konfirmon shtatzëninë, surprizon Ajkën në 5-vjetorin e lindjes! Ja gjinia e foshnjes së dytë

Ndër lajmet më të klikuara nuk mund të mungonin lajmet e shoëbizit. Një ndër to ishte dhe ai i Xhensila Myrtezait. Në 5-vjetorin e vajzës së saj Ajka, ajo zbuluar gjininë e bebit.

9 - VIDEO/ E rëndë në Përmet, 24-vjeçari mbyt me plastmas nënën e tij! Dyshohet se ishte në depresion, 4 ditë më parë u kthye nga Amerika

Një ngjarje e rëndë tronditi qytetin e paqtë të Përmetit. Zeniat Muhollari, 68 vjeçare u mbyt me plastmas nga djali i saj 24 vjeç, i cili dyshohej se ishte në gjendje depresioni  kur kreu krimin.

10-  Historia e pabesueshme! U rrëmbye 13 vjeç gjatë luftës në Kosovë, 'Pa Gjurmë' e bashkon me familjen pas 24 vitesh

Një histori sa e vërtetë aq e pabesueshme. Abedin Avdiun e gjeti 13 vjeç lufta në Kosovë. Në atë kohë së bashku me 20 fëmijë të tjerë u rrëmbye. Nga ajo ditë familja e dinte të vdekur. 
Duket si një skenar filmi, por kjo është historia e 38-vjeçarit Abedin Avdiu, i cili u shfaq në ekran 24 vite pas rrëmbimit, ndërsa kërkonte familjen e tij. Falë emisionit “Pa Gjurmë’’, transmetuar në televizionin Report Tv, familja Avdiu mësoi lajmin se djali i vogël të cilin ata e dinin të vrarë jetonte shëndosh e mirë.

S.G/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?