Dhoma Amerikane e Tregtisë: Qeveria të ndihmojë edhe biznesin e madh, të paguhen të gjithë punonjësit

Dhoma Amerikane e Tregtisë dhe Industrisë i ka dërguar një letër kryeministrit Edi Rama, ministres së Financave Anila Denaj, ministrit të sipërmarrjes Eduard Shalsi dhe Arben Ahmetaj Ministër Shteti për Rindërtim, duke kërkuar që të ndërmerren hapa të vështirë për të mbështetur të gjithë punëdhënësit, në të gjitha kategoritë e biznesit. Katër janë kërkesat e Dhomës Amerikane, ku e para është që t’ju jepet mundësia bizneseve të vogla, të mesme apo të mëdha që të përfitojnë nga Fondet e Emergjencës COVID -19 në mënyrë që të vazhdojnë aktivitetin gjate kësaj periudhe. 

Po ashtu letra vijon më tej duke sugjeruar se edhe kredia e vënë në dispozicion në formën e garancisë sovrane të akordohen me norma minimale ose Zero, duke marrë parasysh që fondi i garancisë ndihmon institucionet financiare që të ulin ndjeshëm rrezikun e tyre.

Kërkesa e dytë është paga e papunësisë, pasi sipas Dhomës Amerikane të gjithë punonjësit që vazhdojnë të kenë një raport me punëdhënësin e tyre, por aktualisht janë në shtëpi për shkak të mosfunksionimit të biznesit ose janë prekur rëndë prej tij, duhet të përfitojnë nga pagesa e papunësisë, pavarësisht nga madhësia e biznesit të punëdhënësit të tyre.

Sugjerimi i tretë është shtyrja e parapagimit të taksave për vitin 2020, duke kërkuar që të pezullohen të gjitha kërkesat e parapagimit të taksave dhe të miratoni një legjislacion që do t'i lejojë kompanitë të bëjnë pagesa të vonuara me këste. Letra vijon më tej duke thënë se edhe taksat lokale, sigurimet Shoqërore dhe Tatimi mbi të Ardhurat Personale, të pezullohen të paktën për një periudhë dy mujore. Dhe si përfundim Dhoma Amerikane thotë se për vendimet që do të merren në vijim për biznesin, fillimisht duhet të konsultohet me ata dhe më pas të merren masa te reja.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 08/04/2020 18:58

    Bisnesi madh te ndihmohet vetem kur eshte ne v shturesi financiare dhe i mungojne oarate per pagesen e punetoreve por nese ka rezerva ne likuiditet as nje kojerr leku .Ekonomia me mire eshte te zbatohet metoda e helikopterit financiar ,qe te shperndahen para per shumicen e erdinave qe nuk kane te ardhura te mjaftueshme.Keshtu rritet kerkesa ne treg dhe per kete aresye rritet ekonomia.Kete shume mire mund ta bej Banka Qendrore .qe ka rezerve shteterore prej 4miliard $

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë