Dhoma Amerikane publikon Indeksin: Nuk ka përparim në luftën kundër korrupsionit, monopoleve

Dhoma Amerikane publikon Indeksin: Nuk ka përparim në luftën kundër korrupsionit, monopoleve

Foto ilustruese

Dhoma Amerikane e Tregtisë publikoi sot Indeksin e Biznesit për vitin 2021-22, një vëzhgim me 230 anëtarët e saj, sipërmarrje të shumëllojshme, që përfaqësojnë komunitetin më të madh të biznesit në Shqipëri. Indeksi vjetor i Dhomës Amerikane të Tregtisë shënoi një përmirësim të klimës së biznesit në krahasim me një vit më parë (+3.77), e lidhur kjo më së shumti me hapjen dhe rimëkëmbjen pas pandemisë COVID-19, kur bizneset u ndërprenë për një periudhë të gjatë.

Por të anketuarit theksojnë se klima e biznesit është një çështje sfiduese për ta, sepse shumica e problemeve të ngutshme janë të vjetra dhe të parregulluara ndër vite. Autorët e Indeksit theksuan se nuk ka përparim në luftën kundër korrupsionit, monopoleve dhe konkurrencës së pandershme.

Të anketuarit pohojnë se shqetësimet e tyre kryesore e të përhershme, dhe që janë përkeqësuar këtë vit, janë mungesa e punonjësve të kualifikuar, monopolet dhe konkurrenca e pandershme, ekonomia informale, burokracia qeveritare dhe niveli i korrupsionit. Indeksi thekson se emigrimi i lartë po dobëson fuqinë punëtore, dhe është kthyer në shqetësimin më kryesor të bizneseve aktualisht.

Pjesa dërrmuese e kompanive pohuan se ecuria e tyre po dëmtohet ngaqë e kanë përherë e më shumë të vështirë të gjejnë punonjës të kualifikuar, tregues ky i përkeqësuar me -9 pikë, në krahasim me një vit më parë. Indeksi regjistron tregues të përkeqësuar më tej edhe sa u përket problemeve të vjetra të klimës së biznesit si monopolet dhe konkurrenca e padrejtë” (-2.95 pikë), korrupsioni (-0.79 pikë), burokracia qeveritare” (-1.64 pikë) dhe zbatimi i ligjeve (-1.32 pikë).

Të anketuarit pohuan se praktikat e drejta, të barabarta dhe transparente janë ende larg nga shpresat e kompanive dhe investitorëve. Perceptimi i një pjese të madhe të anketuarve është negativ edhe sa u takon politikave dhe shërbimeve bankare, si dhe mbi sigurinë e financimit për zhvillimin e biznesit.

Vlerësimi për marrëdhëniet e biznesit me autoritetet e taksave u përkeqësua (-2.52 pikë), po ashtu si edhe për ministritë (-1.57 pikë). Indeksi theksoi nevojën urgjente për të luftuar korrupsionin, monopolet, pabarazinë dhe konkurrencën e pandershme dhe ekonominë informale në partneritet midis autoriteteve publike dhe sektorit privat, duke vendosur zgjidhje afatgjata për një klimë të re dhe të qëndrueshme biznesi./VOA/

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Redi: 14/12/2022 13:48

    Ca flasin edhe keta, jane ne metro? O shoku Rama, merr nje cike ne skuader ate greken e PE qe e arrestuan dje, dhe sille ne skuadren tende per te permisu punen e korrupsionit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia