Dhoma e hapave të humbur/ Artisti rrok një tjetër çmim, Gazmend Leka në një rrëfim ndryshe për artin, pikturën dhe fëmijërinë e tij…( VIDEO)

 TIRANË- Në një intervistë ndryshe në ‘ Rreze Dielli’, artisti Gazmend Leka shpalosi një pjesë tjetër të vetes, të artistit dhe fëmijës që ndodhet brenda tij, duke treguar më tepër për frymëzimin që e shoqëron gjithmonë.

Së fundmi ai fitoi edhe çmimin ‘ Artisti pamor i vitit’ për ekspozitën e tij “ Dhoma e hapave të humbura”. Ndërsa i pyetur për çmimet ‘ Kult’ ai shprehet se e ndjen veten të vlerësuar por nuk e sheh këtë si një mënyrë për të vlersuar artistin :

“Mund të ndodhi që po të krijosh një juri tjetër ai mund t’ja japi çmimin dikujt tjetër dhe kjo është normale.Po të them shprehjen e një miku tim që thotë ‘ Ore ne sa herë bëjmë ekspozitën apo marrim çmim duket sikur kemi bërë ndonjë faj’’ u shpreh ai.

Zgjedhja e rradhës në pikturën e tij, ishte shpalosja e artistit duke kërkuar edhe njëherë fëmijën brenda vetes. Por si ishte Gazmend Leka si fëmijë, në këtë intervistë ai rrëfeu fëmijërinë e tij :

“Një Gaz i cili ka qenë i paprishur nga realiteti, që akoma nuk ka qenë i infektuar nga realiteti. Dhe do ta vendos tamam si një personazh indiferent, i cili nuk është se tronditet, domethënë Gazi fëmijë që është  painfektuar sic thash i pakorruptuar, le të themi prej ari, prej drite, dhe një Gaz i materializuar. Kam qenë sit ë gjtihë fëmijët e vegjël që përplasen me këtë botë, me rregullat e saj. Unë kam pasur një familje shumë të dashur me mua, më kanë trajtuar shumë mirë. Ishte ballafaqimi me jetën e cila dalëngadalë të tregonte ligjet e saj. Mirëpo ato rregullat si fëmijë fillojnë edhe të prishin sepse ti ke atë ëndrrën tënde, ke qejfin tënd, ti do të shkosh të lozësh me top, kishim shumë lojëra sot ka lodra shumë. Ne skishim lodra,  ne kishim lojëra. Dhe në këtë mënyrë kam pasur një fëmijëri shumë të pasur, domethënë mungesa e këtyre arritjeve teknologjike që janë sot neve nuk i kemi pasur por kur e mbillnim farën e ujisnim, e prashisnim domethënë e gjithë qënia jonë bëhej shumë autoktone’’ rrëfeu ai. 

Rrallë tregon për veten, por sot prezantoi një pjesë tjetër të unit të tij,  dëshirat dhe gjërat që dëshiron ndërsa rrëfeu dhe për ato që nuk mund t’i tolerojë:

“Unë kam momente që mund të shpërthej, që mund të bërtas por kur i kam rënë në qafë dhe kur nuk i kam rënë në qafë atij tjetrit mbas pesë minutash filloj dhe kujtohem ‘ Bo nuk duhet ta kisha bërë këtë gjë’ aq më tepër për njerëzit e dashur.  por mëshirë nuk kam vetëm për mosmirënjohësit. Nëqoftëse më thua kush është karakteristika e njeriut që nuk e do është mosmirënjohja. Mund të duroj cdo lloj gjëje tjetër përvec mosmmirënjohjes’ tha ai.

"Unë cohem shumë herët në mëngjes në orën 5-6, rri çerek ore në krevat, s’jam koshient, aty shumë piktura më vijnë në mendje në atë moment. Them ‘ nesër ose sot në mëngjes do të cohem dhe do të bëjë këtë gjë’ dhe vij dhe e bëj atë gjë. Kjo tregon si duket unë 24 orë rri me atë pavarësisht se kam probleme familjare sidomos tani në këtë periudhë, raportet me studentët, mësimi online por sidoqoftë çekani shkon gjithë kohën atje. Ora katër është një nga orët më të tmerrshme që i ndodh njeriut, është kur shkarkon pila e qiellit dhe e tokës. Po të shohësh të arrestuarit në orën 4 i merr ai që i pyet sepse atëherë njeriu është në shkarkim e sipër me gjithë atmosferën dhe nuk është në terezi fare, është komplet jashtë loje. Ai është momenti më i mirë, dhe aty mund të shohësh ëndrra shumë të fuqishme, fantazma shumë të fuqishme, mudn të gjersh dhe të bësh gjëra shumë të mëdhaja dhe atëherë mund të kuptosh edhe veten tënde’’ u shpreh ai. 

D.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI