Dhuna dhe incidentet në ndeshjen me Besiktasin, UEFA dënon me gjobë të majme Tiranën
Flakadanët në Tirana - Besiktas
UEFA ka dënuar me 18.750 euro Tiranën, për incidentet e ndodhura në ndeshjen kundër Besiktas, e vlefshme për duelin e kthimit në turin e dytë të Conference League. Në "Air Albania", të dyja tifozeritë u përplasën në distancë, me ndeshjen që nisi me 14 minuta vonesë.
Për shkak të hedhjes së sendeve të forta në fushë, pushtimi i fushës së lojës, bllokimi i kalimeve publike apo edhe mjetet piroteknike të hedhura në fushë, Tirana ka një gjobë të majme për të paguar në UEFA.
Në total për një sërë shkeljes, bardheblutë do e paguajnë shtrenjtë humbjen 0-2 në "Air Albania". Edhe Besiktas u dënua më herët nga UEFA.
Kujtojmë se në fillimin e ndeshjes, tifozët e të dyja skuadrave u përfshinë në një sherr masiv. Gjatë sherrit, në fushë janë hedhur sende të forta, si dhe janë dëmtuar një pjesë e stolave të stadiumit. Për shkak të përdorimit të mjeteve piroteknike, arbitri ka shtyrë fillimin e ndeshjes.
Incidentet ndodhën edhe në fund të lojës, e cila u fitua nga skuadra mike. Jashtë stadiumit, tifozët janë përplasur sërish duke dëmtuar edhe një automjet.
Pas përfundimit të ndeshjes, Policia e Tiranës arrestoi dhe dërgoi në komisariat 14 persona nga të dyja skuadrat. Disa prej tyre përballen me kallëzime penale për dhunë dhe dëmtim të pronës. Disa prej tifozëve të arrestuar nga policia u konstatuan se posedonin armë dhe mjete piroteknike.
S.DH/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
86.4%
-
Të gabuar
3.5%
-
S'më intereson
10.1%
Vota total: 682
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Euro 'Zvicër 2025'/ Shqipëria e vajzave përballet me Norvegjinë në raundin e parë play-off
19 Korrik, 13:35
-
'Na ndihmuan tifozët', Orges Shehi pas kualifikimit: Partizani luajti më mirë se në ndeshjen e parë
19 Korrik, 12:59
-
Eliminimi dhe humbja turpëruese, Thomas Brdaric: Ju kërkoj falje të gjithëve, është e dhimbshme
19 Korrik, 11:47
-
'Goli i shpejtë na prishi punë', Bledi Shkëmbi pas eliminimit: Ndeshjet në shtëpi janë më të vështira
19 Korrik, 11:07
-
Skena të turpshme nga Malta, portieri serb i Marsaxlokk përplaset me lojtarët e Partizanit dhe provokon shqiptarët me 3 gishtat
19 Korrik, 09:37
-
Niveli i futbollit shqiptar lë për të dëshiruar, Vllaznia dhe Tirana i thonë lamtumirë Evropës! Shtatë klube në garë
19 Korrik, 08:49
-
Media amerikane “CN Traveler”: Zbuloni Shqipërinë, perlën e fshehur të Evropës
19 Korrik, 08:14
-
'Humor' shkodran, Vllaznia turpërohet 0-4 në ‘Loro Boriçi’ nga Valur! Shkodranët i thonë lamtumirë Conference League
18 Korrik, 22:23
-
Tirana s’ia del, Torpedo e mposht 0-1 në Elbasan dhe e eliminon nga Conference League
18 Korrik, 22:11
-
Conference League/ Përmbysje 'e çmendur', Partizani fiton 1-2 në Maltë dhe kalon në turin e dytë! Kundërshtari i radhës
18 Korrik, 21:16
-
Conference League/ Ndeshja në Maltë, Orges Shehi: Jemi këtu për t'u kualifikuar
18 Korrik, 11:32
-
Euro 2024/ Barazimi 2-2 i Kombëtares kundër Kroacisë, UEFA e përzgjedh si një nga ndeshjet më të mira
18 Korrik, 09:42