Dhuna e Rrajave për guroren ‘shkrin’ policinë e Krujës, Tonin Vocaj merr frenat e rendit! Ngrihet grup special hetimor për 40 denoncimet që 'flinin' në sirtarin e komisariatit

E gjithë trupa drejtuese e komisariatit të Krujës do të shkarkohen dhe rendin dhe sigurinë në këtë territor do ta marrë Tonin Vocaj, drejtori i Policisë së Tiranës, që aktualisht po ndjek dhe hetimet për dhunën barbare të Rrajave për guroren në Borizanë.

Në një komunikim për Report Tv, kryepolici i Tiranës, Vocaj, tha se policia do të rinovohet, do të ketë shkarkime e pezullime në masë, pasi ka familjarizim, lidhje  të bluve me fisin Rraja.

Policia kishte heshtur përballë ankesave të banorëve të zonës së Borizanës se shpërthimet e gurores së Rrajave po u dëmtonte banesat.  Një banor i zonës, Nazmi Ruda i tha Report TV se kishin bërë 40 denoncime për guroren e Rrajavve në komisariat, por jo vetëm që askush nuk kishte marrë asnjë masë por shefi i policisë i kishte kërcënuar se nëse do të protestonin do të prangoseshin.

Kryetari i degës që banori thotë se i ka kërcënuar me burg është ish shefi i komisariati të Krujës Elton Shahini, i cili mbante denoncimet e qytetarëve në sirtar. Report TV mësoi se ishte larguar nga detyra vëtëm pak kohë para ngjarjes. Burime në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë thanë se jo vetëm për rastin e sulmit barbar ndaj kushërinjve Maja, por për çfarë ndodh në Krujë, është ngritur një grup special hetimor. Do hetohet për kallëzime jo vetëm të fshatarëve të Borizanës, në lidhje me guroren që po u shëmb shtëpitë, por edhe të personave të tjerë, nga zyrtarë të lartë, pushtetarë vendorë, drejtues institucionesh, juristë, policë, shumë prej tyre të dorëhequr, si viktima të terrrorit, shantazhit dhe kërcenimeve.

"40 denoncime i kemi bërë në komisariatin e Fushë Krujës. I ke me fakte, kemi bërë takim me shefin e degës dhe na ka thënë po dolët e bllokuat guroren jeni të gjithë në burg. I kemi thënë jemi 50 familje. Çfarë të bëjmë?  Po qe ashtu na jepni lekë e të ikim nga Borizani. Jemi autoktonë këtu, por këto nuk marrin masa. Kryetari i degës thotë unë i vë hekrat për 30 minuta. Si i vë hekrat?! " tha Nazmi Ruda për Report TV.

Edhe Jashar Maja, njëri prej dy personave të dhunuar brutalisht nga pjesëtarë të fisit Rraja denoncoi se policia kishte shkuar dy orë me vonesë në ngjarje. Edhe autorët e dhunës u identifikuan dhe shpallën në kërkim disa me vonesë edhe pse të dhunuarit i kishin denoncuar me emra dhunuesit. 

Dhuna ne mes të ditës 

Bilbil dhe Jashar Maja u dhunuan brutalisht me shkopinj gome e bejsbolli por dhe pistoletë tek koka nga djali, vëllezërit, nipi i deputetit socialist Ramazan Rraja dhe anëtarë të tjerë të fisit Rraja mesditën e 6 korrikut.

Shpërndarja masive e videos së dhunës, të cilën vetë e filmuan por u rrodhi në media një ditë më pas shokoi mbarë shoqërinë në këmbë policinë e Tiranës, policinë e shtetit.

Takimi I fundit i Çuçit si ministër 
Drejtori i Përgjithshëm Muhamet Rrumbullaku priti për rreth 5 orë në zyrën e tij ministrin e Brendshë, Bledi Çuçi ndërsa në të njëjtën kohë forcat e policisë, përfshirë ato të Ndërhyrjes së Shpejtë kishin zbarkuar në Krujë me kontrolle në 20 banesa dhe biznese të Rrajave.

Takimi i ministrit Çuçi me drejtorin Rrumbullaku në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policië u mbyll rreth orës 14:30.
Menjëherë më pas policia e Tiranës njoftoi rinovimin e komisariatit të Krujës, ndërsa nga Partia Socialiste u njoftua se deputeti I Krujës Rrahman Rraja kishte dhënë dorëheqjen dhe I kërkonte të birit, Rrexhep Rraja të dorëzohej.

Dorëheqja e Ministrit
Ndërkohë në mbrëmje, rreth orës 20:00 kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale njoftoi shkarkimin e Bledi Çuçit nga posti i ministrit të Brendshëm dhe se në vend të tij do të emëronte Taulant Ballën, aktualisht kryetar i grupit të PS-së.  Dy emrat do të dërgoheshin të hënën tek presidenti për dekret.

Organizatorët e dhunës djali dhe vëllai i deputetit Rraja
Sipas policisë, Rexhep Rraja, djali i deputetit socialist të dorëhequr, Ramazan Rraja dhe vëllai i tij Xhelal Rraja janë organizatorë të dhunës barbare ndaj dy kushërinjve të fisit Maja dhe policia i bën thirrje të dorëzohen.

Së fundimi policia bënë me dije se u identifikuan dhe shpallën në kërkim edhe dy të tjerë mes tyre dhe pronari i gurores. Në kërkim janë dhe Edison Meta, 27 vjeç  Përparim Rraja, 48 vjeç, pronari i gurores në Borizanë që banorët thonë se po u dëmton banesat. Ndërsa dje ishin shpallur në kërkim

Katër persona të tjerë të fisit Rraja u morën këtë të shtunë për tu pyetur nga policia.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:35
Dhuna e fisit Rraja në Krujë, përfundon pas 5 orësh takimi i ministrit Çuçi me drejtorin Rrumbullaku

Ka përfunduar pas 5 orësh takimi mes ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi dhe drejtorit të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku. Ky takim i tyre vjen një ditë pas publikimit të videos së dhunës brutale që ushtruan anëtarë të fisit Rraja ndaj dy kushërinjve Maja, pasi ishin ankuar për shpërthimet në gurore.

Ora 11:44
Pas dhunës brutale të Rrajave për guroren, ministri Çuçi 5 orë takim me drejtorin e Policisë, Muhamet Rrumbullaku

1688819180_WhatsAppImage20230708at14.25.001.jpeg

TIRANË- Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka zhvilluar ditën e sotme (8 korrik 2023) një takim me drejtorin e Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku. Takimi ka zgjatur mbi 5 orë dhe vjen një ditë vjen një ditë pas publikimit të videos së dhunës brutale që ushtruan anëtarë të fisit Rraja ndaj dy kushërinjve Maja, pasi ishin ankuar për shpërthimet në gurore.

Dje Çuçi ka reagoi duke shkruar se pamjet e dhunës në Krujë ishin të papranueshme, ndërsa bëri të qartë se askush nuk është mbi ligjin.

"Të rënda e të papranueshme pamjet e dhunës në Krujë. Askush nuk është mbi ligjin dhe s'mund t'u shpëtojë përgjegjësive në asnjë rrethanë. Policia e Shtetit ka ushtruar kontroll të imtësishëm në banesat e të dyshuarve, ka arrestuar 4 persona sot herët në mëngjes dhe po punon për kapjen sa më parë të 3 të tjerëve të përfshirë në ngjarje. Çdo insinuatë tjetër s'ka lidhje me të vërtetën dhe me punën e Policisë së Shtetit për të çuar autorët përpara drejtësisë", shkruante dje Çuçi. 

Dhuna për guroren
Anëtarë të fisit Rraja dhunuan në mënyrë brutale dy kushërinjtë Bilbil dhe Jashar Maja, të cilët ishin ankuar se shpërthimet gjatë punimeve në gurore, po u shkatërronin banesat e tyre por dhe të zonës përreth. Mesditën e 6 korrikut 2023, ata ishin në lokal me inxhinierin e gurores për ti kërkuar që shpërthimet të ishin më të kontrolluara pasi po u dëmtoheshin banesat, kur grupi i dhunuesve mësyu lokalin dhe ata bien pre e një dhunë barbare.

Gurorja është në pronësi të Përparim Rrajës, kushëriri i deputetit, i cili ka leje shfrytëzimi dhe licencë për këtë aktivitet. Për dhunën e ushtruar ndaj kushërinjve Maja, policia ka arrestuar 4 persona, ndërsa 4 të tjerë janë shpallur në kërkim, mes tyre Rexhep Rraja djali i deputetit dhe dy vëllezërit e deputetit socialist të Krujës, Flamur dhe Xhelal Rraja. 

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • e drejta: 10/07/2023 09:08

    Bashke me kafshet e fisit RRaja duhet te shkonte i pari ne burg kryepolici i asaj zone qe i ka dhene mbeshtetje ketyre krimineleve..

    Përgjigju
  • Andi: 10/07/2023 01:57

    Dmth ky shoku i vrasesve te policeve, pra i Frrokeve, dhe banditeve si Ndokeve, do "rinovoje" stafin?? Se bashku me Rrumllakun si kuader te vjeter te Saukut dhe shoqnise se lekut e pushteteve keta do e nerojne kete pune. Degjenerim komplet.

    Përgjigju
  • Or tej: 09/07/2023 19:03

    Ti denoncon ne polici nderkohe qe shefi i policise te kercenon qe te mos ankoheni me lart. Hajde shtet rrumpalle or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Rrafmonrroja: 09/07/2023 15:19

    Fajin e ka Saliu!

    Përgjigju
  • Kuriozi: 09/07/2023 15:17

    Kurjos ku e cuat ate shefin e Komisariatit, se ai eshte nje kuadro qe i duhet ketij vendi, nje kuadrooo me vlera te medha .. motja kur nuk i bie atij vendi te marri ca plehra me vete, shoresoj ta kete perjashtuar nga Policia minimumi

    Përgjigju
    • Agron: 09/07/2023 17:18

      :-) elton shahini eshte transferuar para ca ditesh nga shef komisariati ne kruje ne zv drejtor ne vlore.i duhet rilindjes nje kuader si elton shahini i cili eshte pjese e informacionit te shish nga viti 2016 kur ishte po ne kruje shef krimesh me erjon ismailin shef komisariati dhe te dy e kanabizuan krujen ne bashkepunim me artur bushin ,ku elton shahini arriti deri aty sa kur nuk kishin leke per ti dhene merrte nje cante me hashash ose ndonje lope.dhe kete person met rrumbullaku e ngriti ne pergjegjesi nga shef krimesh ne shef komisariati dhe tani zv drejtor.vetem hajdute kane promovuar ne polici keta rilindas kriminele.

  • Dordomusi: 09/07/2023 14:03

    O nuk ka te forte dhe gangstera po te kete shtet dhe struktura policore qe zbatojne ligjin…pike. Gjithe komisariati i fushe krujes nga drejtuesi deri te oficeri i thjeshte duhet te shkoje per ndjekje penale per bashkepunim me krimin e organizuar, shperdorim detyre per mosveprim ndaj detyrave funksionale qe jane te percaktuara me ligj!!!

    Përgjigju
  • hekuran: 09/07/2023 13:52

    Kjo ngjarje tregon qe policia ka frike nga debutet biznesmen qe bejne ligjin ne rrethe e kudo dhe fajin per kete e ka ministri qe nuk ju del ne mbrojtje vartesve jemi aq te degjeneruar sa qe nje polic nuk ndalon dot makinen e nje debuteti sepse e shkarkojne. Thirri mendjes o minister se ne vendet demokratike keto maskaralliqe as qe mendohet qe te veprohet kundra ligjit.

    Përgjigju
  • Gripi: 09/07/2023 13:38

    Po shefin e komisariatit, shefin e rendit, shefin e policise kriminale do i arestoni minimslisht per shperdorim detyre?

    Përgjigju
  • Gerrneta: 09/07/2023 13:31

    Sikur keto ishin grupi çiftelia apo me kane bere syte???? Ehhh mor edvin si mu katandise te ka ngele qifi me shoke

    Përgjigju
  • Arber: 09/07/2023 12:38

    Kupola e policise e korruptume bashke me minister dhe qeveri..keshtu dhe 35 vjet. Keta jane te njejtat persona dhe edi rama i ka sherbetore . Pra lerini keta artikuj se njerezit e dine mire di eshte situata . Vend i kriminalizum dhe korrptuar deri ne palce

    Përgjigju
  • Tironsi: 09/07/2023 12:30

    SHKARKIM ARDI VELIUT DHE MET RRUMBULLAKUT...

    Përgjigju
    • moooossss: 09/07/2023 17:29

      MOSSSSS, MOS NA E LUAJ GRUPIN CIFTELIA AMAN , QE JA MARRSHA TE KEQEN,

  • Hallall: 09/07/2023 10:45

    Po pse qesh o Rrumbullak apo je bo i forte tani. Ti duhet te kishe ike i pari se ste lyet askush per asgje. Çiftelia vazhdon te marre jete dhe ti prap qesh.

    Përgjigju
  • Ben: 09/07/2023 08:05

    Policia shqiptare eshte out complet,e korruptume deri ne fyt dhe shume e prapambetur me drejtuset qe ka,shume te vjeter.Mendoni, Tonin Voci,Rrumbullaku,Katrori etj kane si drejtuesa policie 35 vjet.Çfare mund te ofrojne keto,nuk e di.

    Përgjigju
  • Marian Laca: 08/07/2023 20:17

    Keni lene rrugash me qindra oficere te shkolluar jashte shteti vetem e vetem se sjane rilindsa dhe tani na beni sikur po ju djeg shpirti per policine. Zoti do marre hak edhe mbi ju. Plehra kriminela.

    Përgjigju
  • Loni: 08/07/2023 19:19

    Jep DORÈHEQJEN O MAVRI me Bojé ÇuÇi bashkè me RRumbullakun e ZI !!! JEPNI DORÈHEQJEN O DITÉ ZINJÉ , sepse jeni kopja mè e SHÉMTUAR e Sali KRIMIT dhe PD KRIMIT !!! DORÉHEQJA èshtè minimumi dhe aty duket NJERIU me Cipé nè FAQE , dhe Njeriu i KORRUPTUAR dhe HAJDUT PA CIPÈ dhe PA TURP !!!!! NÈ VENDET e BE , USA apo CANADA e japin DORÈHEQJEN pèr gjéra tè vogla fare !!! Kurse SHQIPÈRINÈ e mbyti KRIMI , NARKO-TRAFIKU , KORRUPSIONI , KORRUPSIONI , KORRUPSIONI !!! BANDAT KRIMINALE kanè krijuar SHTET PARALEL !! MUXHAHEDINÈT TERRORISTÈ kanè krijuar SHTET PARALEL , brenda Shtetit , dhe CELULA SUPER té FRIKSHME nè Manèz té DURRÉSIT !!! DORÈHEQJA èshtè gjèja mé minimale pèr tè PASTRUAR EMRIN e PISTÈ dhe té NDYRÈ , qé NUK ka SOLUCION qè e Pastron Zoti ÇuÇi !! A i morèt JU MUXHAHEDINÈT TERRORISTÉ né SHQIPÈRI , bashké me Sali KRIMINELIN e PD Hajdutèrisé , PA e PYETUR FARE FARE POPULLIN SHQIPTAR ?????? Mbani PÈRGJEGJÈSI juve apo JO , O Politikané KRIMINELÉ , HAJDUTÉ , GJAK PIRÈS , GJAK PRISHUR dhe GRABITQARÉ té URRYER ? ! ! JEP DORÉHEQJEN O Çuç bashké me RRumbullak ZeZèn tani

    Përgjigju
  • Qytetar i thjesht: 08/07/2023 18:51

    Po si nuk keni turp o te korrupruar.Juve jeni koka e krimit,hani e pini e ndani aferat me to.Policia esht degraduar tersisht,ben te fortin me te dobtin dhe rri gatitu para kriminelit madje dhe ju sherben.Qe nga sjellja e policise rrugore me qytetarin e thjesht e kupton si esht katandis dhe sa e korruptuar esht policia.Dikur Rama i quante barkderra policet e Berishes por kto jan katandis edhe me keq.Polici gjykohet nga sjellja dhe profesionalizmi qe nuk kan dhe jo nga barku.Shikoni veten qe hyni ne politik 50 kile e pas nje viti ju varet gusha e beheni 100 kilsha.Turp turp turp

    Përgjigju
  • Tini: 08/07/2023 18:24

    Po ca prisni nga Bledi!!! Bled mavria merr ca le Rama. E mori dashnoren e Rames per grua mu si gic. Ju kerkoi ndjese per fjalorin!! Po me kete vemjen do beni Rend. Po nuk ka mundesi. Rama,del jashte ben si Lider global,do na pajtoje gjaqet. O Rama,je kalbur nga brenda. Dhe Perandoria Osmane qe ra,u kalb nga brenda.. ore shiko hallin tend o Rama..

    Përgjigju
  • Banana Republic v.s Rrahja: 08/07/2023 17:35

    Po normale qe kane pire kafe per 5 ore se kan treguar shume qyfyre dhe barsaleta me police. Keta duhet te venin ne Fush-Krruje ne fushe beteje dhe jo te fshihen si beqira neper kafene e bllokut! Shtet Cari qe i bien breket nga nje fis mongoloidesh!

    Përgjigju
  • Ju lumte ju gazetareve: 08/07/2023 17:35

    Komplimente per punen tuaj si media o Shqiptarja.Se kto e paskan dit si esht katandis policia e kur plas dhuna nxiren armet bejn sikur po punojme.Qofshi ju gazetaret se per polici qe kemi ne tani ke frik te dalesh ne rrug e jo me te denoncosh kriminelet.E vetmja menyre per te denoncuar sa e kalbur esht kjo polici jeni ju mediat.Ju lumt

    Përgjigju
  • Shoqeria Civile “Rrahja”: 08/07/2023 17:30

    Takim i perzemert midis Alma Cucit dhe Safet Rrumbullakut! Ju o beqira duheni rrahur te paret, se jeni te perlyer me mut gjer ne fyt!

    Përgjigju
  • Ramovici: 08/07/2023 17:29

    Ktyne duhet me ja u be si Ndokajve ne Lezhe, plumb ma te mirit e shihi tjeret duke e mshef si mijte.

    Përgjigju
  • Rudi: 08/07/2023 17:28

    Po keta bejne edhe sikur s'e dine car atmosfere ishte ne ate qytet, serio,isht? Ore po ikim edhe ne qe jemi 50 vjec nga ky vend, se na hoqet zarin me kete drejtim shteti

    Përgjigju
  • Klodi: 08/07/2023 17:22

    Po pse duhet t ndodhi kto gjera qe te behen publike dhe te behet nami Qe te shkarkohen, po ne tirane e shkoder e vlore e durres e fier qe rrofen perdite dhe vriten e plagosen dhe nuk jepet asgje ne lajme dhe nuk e referon policia dhe kercet arma mes bllokut per nate dhe nga universiteti tirane deri te gjuhet e huaja kalohet meleje kalimi... Apo t vriten iher akoma pastaj policia shkon mbledh gzhojat

    Përgjigju
  • Dori: 08/07/2023 17:18

    5 ore tallava.Besimi ne policine e Rames sot esht zero.DENONCO krimin i thoni ktij popull dhe iken me kok kush denoncon sepse ju mbroni kriminelet dhe jo popullin

    Përgjigju
  • Polo: 08/07/2023 16:47

    Pse duhet të diskutohet 5 orë për një vendim që të merret duhen 5 sekonda?! Kjo gjendje në Krujë ka mbi 15 vjet që mbizotëron, që me eksplozivat e fabrikës së çimentos dhe asnjëri nuk u kujtua të bëjë një mbledhje. Po pse mo duhet të masakrohen për çdo qytet njerëz që shteti të vejë dorë?! Pse paguhen kot hordhi me policë që vetëm fryhen me lekët e korrupsionit si shushunjat nga më i vogli e deri tek më i madhi?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Festat e fundvitit/ Fluks në portin e Vlorës, 1015 passgjerë erdhën sot në mëngjes (VIDEO)

Festat e fundvitit/ Fluks në portin e Vlorës, 1015 passgjerë erdhën sot në mëngjes (VIDEO)