Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Duncan Norman ka reaguar pas dhunës në protestën e djeshme te Rruga e Kombit. Ai shprehet në një status Twitter se dhuna nuk është përgjigjje.
“Të trishtuar nga plagët e shkaktuara në incidentin e djeshëm në autostradën e Kukësit. Dhuna nuk është përgjigjja”
Deklarata e ambasadorit britanik ne Tirane, Duncan Norman
Nga përplasja dje në Rrugën e Kombit u plagosën 13 efektivë police dhe disa qytetarë, ndërsa 23 protestues janë arrestuar nga policia të akuzuar për dhunë. Protesta e djeshme në Rrugën e Kombit u zhvillua për të kundërshtuar tarifën e vendosur.
Komento