Kryemadhi takon ambasadorin britanik: Do të monitorojë në Elbasan mbarëvajtjen e zgjedhjeve më 25 prill

Kryemadhi takon ambasadorin britanik: Do të monitorojë në Elbasan mbarëvajtjen e zgjedhjeve më 25 prill

Monika Kryemadhi dhe ambasadori britanik Duncan Norman

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me ambasadorin britanik Duncan Norman i cili do të monitorojë mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 25 prillit në qytetin e Elbasanit.

“Nën atmosferën e ngrohtë të zyrave të LSI në Elbasan, pata sot kënaqësinë të mikprisja Ambasadorin Britanik, i cili do të gjendet në Elbasan edhe në ditën e zgjedhjeve për të monitoruar nga afër një mbarëvajtje sa më të qetë të procesit zgjedhor më 25 prill.” –shkruan Kryemadhi në Facebook.

Kujtojmë se pak javë më parë ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim  kreu një vizitë në Elbasan, ku në fokus të takimit ishin zgjedhjet e 25 prillit. Ambasadorja amerikane u takua me drejtuesit politik të PS-së, Taulant Ballën, me Gazmend Bardhin e PD-së, si dhe me kryetaren e LSI dhe të parën në listë për Elbasanin, Monika Kryemadhi. Ndërkombëtarët, e në veçanti Kim, kanë bërë thirrje të herëpashershme që emrat e kandidatëve për deputet të jenë me integritet.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Korrupsioni, pesticidi më i rrezikshëm i ekonomisë', Tabaku reagon për bllokimin e mandarinave: Njollë e keqe sigurinë ushqimore në vend

'Korrupsioni, pesticidi më i rrezikshëm i ekonomisë', Tabaku reagon për bllokimin e mandarinave: Njollë e keqe sigurinë ushqimore në vend