Ambasadori britanik në Shqipëri Duncan Norman nga Korça, ka folur për miratimin e Kodit të ri Zgjedhor, duke thënë se ndihen të zgënjyer që ka pasur një vazhdimësi për ndryshimet kushtetuese përtej asaj çfarë ishte dakordësuar në 5 qershor.

"Siç jeni në dijeni Britania e Madhe Ambasada Amerikane dhe ajo e BE kanë qenë ngushtësisht të përfshira në reformën zgjedhore dhe në marrëveshjen e 5 qershorit për të cilën u desh një kohë e gjatë pune për të arritur që të përputhej me rekomandimet që ka bërë OSBE ODHIR në lidhje me të. Kjo gjë nuk ka ndryshuar. Pra marrëveshja e 5 qershorit nuk ka ndryshuar ato ç'kanë ndryshuar janë ato çfarë u pasuan me ndryshimet kushtetuese pas miratimit të 5 qershorit. Unë po them atë që kam thënë më parë që qeveria britanike është e zhgënjyer që ka pasur një vazhdimësi për ndryshimet kushtetuese përtej asaj çfarë ishte dakordësuar në 5 qershor", tha ai.

Nga Korça, Duncan tha se ky qëndrim i ambasadës nuk ka ndryshuar. Sakaq ai shton se është e rëndësishme që Gjykata Kushtetuese të formohet sa më parë.

"Kjo gjë nuk ka ndryshuar përsa i përket ambasadës sonë. Pjesa për të cilën unë jam zhgënjyer është fakti që Shqipëria ka një kohë të gjatë bërjesh reformash në mënyrë konsensuale dhe këtë herë kjo gjë nuk ndodhi. Ky është burimi i shqetësimit tim. Unë mendoj se nuk do ishte e drejtë si ambasador të komentoja mbi ate çfarë është ose jo e drejtë të bëjë presidenti i një vendi.

Në mendimin tim është shumë e rëndësishme që Gjykata Kushtetuese të formohet sa më parë sepse mendoj që luan një rol të rëndësishëm jo vetëm sa i përket zgjedhjeve por dhe më gjerë, pra duhet të jetë prioritet absolut formimi saj, përsa i përket zgjedhjeve të lira dhe të ndershme çdo vend mund të ketë zgjedhje të lira e të ndershme për sa kohë politikanët punojnë ta bëjnë këtë gjë që të ndodhë. Ndonjëherë dëshira ose vullneti politik është më i mirë sesa sistemi politik.

Nuk pranoi të përgjigjet nëse këto vendime të mazhorancës socialiste dëmtojnë integrimin e Shqipërisë, duke thënë se Mbretëria e Bashkuar nuk është më pjesë e BE-së. dhe për këtë duhen pyetur ambasadorët e Bashkimit Europian", shtoi ambasadori.