Ambasadori i Britanisë së Madhe, Duncan Norman, ka reaguar për protestën e opozitës e cila degradoi ne dhune ndaj policise me gur dhe sende te tjera te forta. Ai ka shkruar ne twitter, duke kërkuar permbajtje, pasi sipas tij, kjo dhune minon demokracine.
“Sot është një mundësi për të ushtruar të drejtën tuaj për të protestuar. Megjithatë kjo e drejtë duhet të ushtrohet në mënyrë paqësore; dhuna e minon demokracinë. Ne i bëjmë thirrje të gjithëve që të tregojnë përmbajtje, të respektojnë institucionet demokratike dhe të parimit të paqes”, është ky reagimi i ambasadorit britanik.