TIRANE- Ndërsa po prisnin lidhjet e paligshme, dy punonjës të OSHEE janë dhunuar fizikisht në zonën e Laprakës në kryeqytet.

Misri Kumeria dhe Shkëlqim Bafti janë dhunuar me shkop bejzbolli dhe me grushta nga një person identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur. Ndërkohë autorin në fjalë Policia e Shtetit e ka shpallur në kërkim.